Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet se nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.










