• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

06/02/2026
in Kronikë
Mbetjet e kompanisë KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

Zhvillohet sot, 6 shkurt, në Gjykatën e Durrësit seanca për të verifikuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda.

Të arrestuarit u dërguan të shoqëruar nga efektivët e policisë. Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim 13 persona të tjerë.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2024 në Shqipëri u kthyen nga Tajlanda 2 mijë e 800 tonë mbetje të cilat fillimisht kishin ndalë nga vendi ynë në korrik të atij viti. Prokuroria ka zbuluar se mbetjet ishin shpërndarë në 102 kontejnerë dhe pas analizave të kryera në një laborator në Itali u zbulua prania e elementëve të rrezikshëm.

“Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore. Në përputhje me legjislacionin europian dhe kombëtar, materiali duhet t’i nënshtrohet rikuperimit të kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit të përshtatshëm përpara depozitimit përfundimtar”, tha prokuroria.

Kjo përgjigje e marrë bindi hetuesit se 33 personat e përfshirë, për të cilët gjykata lëshoi masa sigurie, dyshohet se kanë konsumuar disa vepra penale. Konkretisht: “kontrabandë me mallra të ndaluar ose të kufizuar”, “transporti i mbetjeve”, “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale” dhe “shpërdorim detyre”.

Mes personave të vënë në akuzë, tashmë të arrestuar janë zyrtarë të Doganës së Durrësit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, mes të cilëve drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni, si dhe ish-drejtuesja e saj.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur E.D., administratori i ‘Kurum International’, për të cilin gjykata e Durrësit ka lëshuar në mungesë masën “arrest me burg”. Të njëjtën masë shtrënguese gjykata ka caktuar edhe për pronaren e kompanisë “Sokolaj”, Gj. S., gjithashtu e shpallur në kërkim nga policia, e cila i kishte blerë mbetjet nga Kurum për t’i dërguar në Tajlandë.

Të 102 kontejnerët e kthyer aktualisht vijojnë të jenë në portin e Durrësit, pasi me urdhër të prokurorisë së këtij qyteti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!