Katër anëtarët e familjes shqiptare që shihni në foto janë personat që humbën jetën nga rrjedhja e gazit në shtëpi në zonën e Luccës në Itali.
Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes; Jonida Kola, 42 vjeç, nëna; Hajdar Kola, 22 vjeç, djali i familjes dhe Xhesika Kola, 15 vjeç, vajza e familjes.
Ata ishin të njohur dhe të dashur nga e gjithë komuniteti i Porcarit, dhe ishin quajtur një familje e integruar dhe e vlerësuar nga të gjithë ata që i njihnin.
Kryetari i Bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, ka shprehur ngushëllimet dhe trishtimin e tij për këtë ngjarje të tmerrshme, duke thënë: “Një familje e tërë, familja Kola, ka humbur jetën në shtëpinë e tyre, ndoshta për shkak të monoksidit të karbonit që shpërtheu nga kaldaja me defekt. Jemi të gjithë të tronditur dhe të pikëlluar nga ky ngjarje tragjike”.
Viktimat ishin të njohur për angazhimin e tyre dhe jetën e përditshme. Arti Kola ishte punëtor në një fabrikë lyerjeje, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte nxënëse.











