• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

03/02/2026
in Botë
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada
Shpërndaje me miqtë

Beteja shumëvjeçare e presidentit kinez Xi Jinping për të vendosur ushtrinë e Kinës nën kontrollin e tij personal absolut ka hyrë në një fazë vendimtare.

Më 24 janar, Ministria kineze e Mbrojtjes konfirmoi se gjenerali më i lartë i vendit, Zhang Youxia, ishte vënë nën hetim për një sërë shkeljesh të dyshuara politike. Ky veprim shënon hapin më të guximshëm të Xi Jinping në spastrimin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, operacioni më i gjerë i këtij lloji në historinë e Partisë Komuniste Kineze.

Mungesa e transparencës në sistemin politik kinez ka nxitur spekulime mbi përplasje fraksionesh dhe akuza se gjenerali Zhang mund të ketë përfituar ryshfete për emërime ministrore apo të ketë shpërndarë sekrete bërthamore drejt Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, arsyet reale pritet të jenë më pak sensacionale, por potencialisht më me ndikim për paqen dhe stabilitetin në Azi, shkruan The New York Times.

Spastrimi i vazhdueshëm mund të krijojë përshtypjen e një ushtrie në krizë, duke vënë në pikëpyetje objektivin e Xi Jinping për “ribashkimin” e Tajvanit me Kinën kontinentale. Por sipas analizës, ky proces është pjesë e një plani afatgjatë për të hapur rrugë një brezi të ri gjeneralësh më të disiplinuar dhe të aftë për të përballuar teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, dronët, si dhe luftën në hapësirë, nënujore dhe kibernetike.

Qëllimi përfundimtar është ndërtimi i një force ushtarake të aftë të pushtojë Tajvanin dhe të përballet me sukses me Shtetet e Bashkuara. Nuk ka prova se komandantët e spastruar kanë sfiduar drejtpërdrejt këto ambicie, por Xi Jinping duket se beson se përballjet e ardhshme kërkojnë unitet ideologjik absolut dhe besnikëri personale.

Partia Komuniste e ka paraqitur largimin e gjeneralit Zhang si pjesë të misionit për të “hequr kalbëzimin dhe rigjeneruar mish të ri”, një gjuhë simbolike që i referohet periudhës së Yan’an-it në fund të viteve 1930, kur Mao Ce Duni rindërtoi forcat komuniste pas disfatave të njëpasnjëshme.

Gjenerali Zhang konsiderohej një figurë kyçe dhe këshilltar i afërt i Xi Jinping, me lidhje të forta familjare që datojnë nga revolucioni. Fakti që një figurë e këtij niveli mund të shpallet si burim “kalbëzimi” tregon se spastrimi shkon përtej korrupsionit apo balancave të brendshme.

Që nga viti 2022, Xi Jinping ka larguar pesë nga gjashtë gjeneralët e Komisionit Qendror Ushtarak. Deri në 34 nga 44 gjeneralë të Komitetit Qendror të Partisë janë larguar ose kanë munguar pa shpjegim nga daljet publike, një spastrime më i thellë se ai i kryer ndonjëherë nga Mao.

Në afat të shkurtër, kjo e dobëson ushtrinë kineze. Por Xi Jinping duket se beson se mund të rindërtojë shpejt udhëheqjen ushtarake, duke u mbështetur në precedentë historikë si rindërtimi i ushtrisë sovjetike nga Stalini përpara Luftës së Dytë Botërore.

Retorika zyrtare kineze thekson se brenda vetëm tre vitesh, Ushtria Çlirimtare Popullore mund të rikthehet e fuqizuar, ashtu siç ndodhi historikisht në Yan’an.

Këto zhvillime mund ta inkurajojnë Xi Jinping të rrisë presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Tajvanit në vitet në vijim. Zgjedhjet presidenciale në Tajvan në janar 2028 pritet të jenë një moment kyç, ndërsa qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe politikat e presidentit Donald Trump mund të ndikojnë ndjeshëm në balancat strategjike.

Nëse kufizimet e brendshme dhe të jashtme zvogëlohen, Xi Jinping mund të ketë më shumë hapësirë për të ushtruar presion mbi Tajvanin, i mbështetur nga një udhëheqje ushtarake e rindërtuar dhe e kushtëzuar për të zbatuar urdhrat pa kundërshtim.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr i dhunshëm në Vlorë, një i ri goditet fizikisht nga disa persona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesën: Do jemi vetëm miq

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!