• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

02/02/2026
in Kronikë
Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet
Shpërndaje me miqtë

Rasti i zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata vijon të mbetet një nga historitë më të rënda dhe më të dhimbshme, ndërsa dëshmi të reja kanë hapur së fundmi një pistë tjetër kërkimesh.

Sipas dëshmive të bëra publike, vogëlushja dyshohet se është rrëmbyer dhe se është mbajtur peng për një periudhë tre mujore në zonën e Llakatundit, në Vlorë.

Kjo pistë u forcua nga deklarime dhe materiale të reja, të trajtuara në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV.

E ftuar në studio, nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, u përball me dëshmi dhe fakte të reja mbi zhdukjen e vajzës së saj. Gjatë rrëfimit, ajo deklaroi se familja që është vënë në qendër të dyshimeve ka pasur konflikt të mëparshëm me familjen Mata.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici,” u shpreh Bukurie Veizi.

Në një moment kyç të emisionit, u prezantua fotografia e vajzës së çiftit nga Llakatundi i Vlorës, e cila dyshohej se mund të ishte Bleona Mata. Nëna e pa për herë të parë imazhin, por theksoi se tiparet nuk përputheshin plotësisht, ndonëse dyshimet e saj vijonin të mbeteshin tek e njëjta familje.

“Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje,” deklaroi ajo.

Po ashtu, “Pa Gjurmë” solli dëshmitë e gruas dhe të burrit që prej vitesh janë përmendur në këtë pistë hetimi, të cilët folën për herë të parë publikisht për çështjen Bleona Mata.

Një tjetër element i rëndësishëm ishte zbardhja e misterit të një vogëlusheje që qante në familjen e çiftit nga Llakatundi. Pas verifikimeve, u konfirmua se ajo fëmijë nuk ishte Bleona Mata, por mbesa e familjes.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    “Jemi në një betejë kundër Tiranisë së Madhe të Iranit”, Netanyahu paralajmëron: Lufta nuk ka mbaruar ende!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherr i dhunshëm në Vlorë, një i ri goditet fizikisht nga disa persona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”, Rama nga Abu Dhabi: Në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe në kohë tensioni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesën: Do jemi vetëm miq

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!