• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

02/02/2026
in Kryesore, Politikë
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali  Berisha ka komentuar përgjigjen e sotme të kryeministrit Edi rama, lidhur me kërkesën e dy shoqatave për rritjen e rrogave të gjyqtarëve.

Në një prononcim për mediat pasi u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, si pjesë e  masës “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”, Berisha pranoi se kryeministri Rama kishte të drejtë kur e konsideronte këtë “kompetencë” të ekzekutivit, por sipas tij gjyqtarët dhe prokurorët kanë të drejtën e tyre.

Kjo sepse sipas tij, gjyqtarët ndihen të poshtëruar kur kreu i SPAK-ut paguhet 7 mijë euro.

“Ai po bën gjithçka që të ndikojë sepse e ka jashtëzakonisht të rëndësishme, por lidhur me pagat dua të them një të vërtetë, asnjë diskutim që piramida e pagave është kompetencë e ekzekutivit dhe vetëm e ekzekutivit, përveçse ndërmarrjet ekonomike publike. Në këtë kontekst, në pamje të parë, gjykata s’ka asnjë lidhje, por nëse ekzekutivi e ndërton kokëposhtë piramidën, unë nuk e kuptoj se gjykata nuk mund të ndërhyjë.

Piramida parashikon rrogën më të lartë kreut të shtetit. Nëse ekzekutivi ka firmosur për faqen e zezë të tij që Altin Troplini të jetë njeriu më i paguar, nga kufiri në Slloveni e gjer në Qipro, ai ka bërë jo piramidë të rrogave në frymën e Kushtetutës dhe ligjit, por në përputhje me interesat e tij personale. Vërtet ajo është kompetencë ekskluzive e ekzekutivit, por është i detyruar ta ushtrojë atë kompetencë në frymën e ligjit. Kur ai i ka vënë mecenarit të SPAK-ut rrogën mbi 7 mijë euro, atëhere çdo gjykatës i lartë, kushtetues, prokuror i përgjithshëm kanë të drejtë të ndihen të shkelmuar, të poshtëruar.”, tha Berisha, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët, lidhur me qëndrimet e kreut të qeverisë.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku foli për kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre, për të cilat tha se janë po aq sa në Greqi, madje dyfish me pagat në dy vendet e tjera fqinje, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!