AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

by SHT Media
31/01/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

31 janar 2026 – U zhvillua sot në Vlorë forumi i Dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE”, ku morën pjesë Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ambasadorja franceze në vend, Catherine Suard, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.

Ambasadorja Suard theksoi se “askush nuk mund të dyshojë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj, që nga reforma në drejtësi, digjitalizimi i shërbimeve, mbrojtja e qytetarëve dhe harmonizimi me politikat e jashtme”.

Sipas saj, këto arritje japin besim në arenën ndërkombëtare.

“Për këtë besim, Presidenti Emmanuel Macron erdhi dy herë radhazi në Shqipëri, vizita që i dhanë një ritëm të pandërprerë marrëdhënieve tona. Shqipëria e shtrin hapin, jo vetëm ecën drejt Europës”, shtoi Suard.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e fazës përfundimtare të integrimit.

“Kilometrat e fundit janë më të vështirët dhe më entuziazmuesit. Këto pika janë thelbësore për integrimin tuaj të ardhshëm dhe tregojnë një drejtim të vetëm, pa rrugë të tërthorta. Kjo pakthyeshmëri e bën Shqipërinë një partner të besueshëm për Francën dhe Europën.”

“Franca është krah jush, jo për të numëruar hapat, por si partner gjatë rrugës. BE nuk është një destinacion, ajo vetë është në lëvizje”, përfundoi ajo.


Ndërsa për Schieder, “plotësimi i BE-së nuk do të përfundojë derisa Ballkani të jetë pjesë e tij, e veçanërisht Shqipëria”.

“Zgjerimi është një shans shumë i mirë edhe për BE-në, jo vetëm një përpjekje për Shqipërinë”, theksoi Schieder, duke shtuar se ka avancim të madh në procesin e negociatave, kundrejt gjërave që ende janë për t’u bërë.

“Nëse mbyllen kapitujt që është parakusht dhe reformat përmirësojnë jetesën, ka një shans që në fund të kësaj dekade, se desh thashë shekulli, të mendojmë se si do dalim…Nuk dëshiroj të them një datë specifike, por ne mandatin në PE e kemi deri në vitin 2029.

Ajo që do doja më shumë se gjithçka që si relator është të komunikoj që Shqipëria është pjesë e Bashkimit Europian”, tha Schieder.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ndal në rezultatet konkrete që e kanë afruar Shqipërinë më pranë familjes europiane.

“Në vetëm 13 muaj, nga tetori 2024 deri në nëntor 2025, falë një vizioni të qartë, pune të ditëpërditshme, përpjekjesh të përbashkëta dhe një koordinimi të vendosmerisë politike me aftësinë institucionale, kemi hapur, së bashku me Komisionin Europian dhe me Vendet Anëtare, 33 kapitujt e negocimit. Gjatë muajve të fundit, si asnjëherë më parë me këtë ritëm, kemi punuar me ngulm për të arritur sa më parë piketat e ndërmjetme për Themeloret.

Pak ditë më parë në Parlament u miratua paketa e fundit legjislative, duke i dhënë procesit peshën dhe seriozitetin që kërkon e meriton, për avancimin sa më parë me fazën vijuese, edhe me kërkuese e sfiduese, atë të fillimit të mbylljes së kapitujve. 2026 është vit vendimtar për objektivin tonë për mbylljen e kapitujve brenda vitit 2027.”

Këto rezultate, sipas saj, nuk janë fakte të thata apo tregues statistikorë, por një sinjal politik se Shqipëria ka ndërtuar kapacitetin për të ecur me ritmin e BE-së dhe besimin për të merituar bashkimin me Europën.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të lehta. Janë reforma që prekin drejtësinë, administratën, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, standardet, mënyrën se si funksionon shteti dhe shoqëria shqiptare. Por këto reforma nuk janë bërë për të kaluar një provim europian.

Janë bërë sepse Shqipëria ka nevojë e po ndërton jo pa sfida, një shtet më të drejtë, institucione demokratike e të qëndrueshme, një ekonomi më të hapur e më konkuruese, me më shumë mundësi e mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj. Dhe kjo është arsyeja pse sot mund të themi se integrimi nuk është më vetëm aspiratë. Është një proces i mbështetur në kapacitet real shtetëror“, shtoi Spiropali.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23/11/2026

Reshjet e dendura të shiut shkulin pemët në Tiranë. Bllokohet kalimin për këmbësorët dhe biçikletat

23/11/2026

Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

23/11/2026

E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

23/11/2026

EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

23/11/2026

Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

23/11/2026

Dilemat e Gjykatës së Posaçme: Çfarë është një krim i rëndë në Shqipëri?

23/11/2026

Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

23/11/2026

Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë

23/11/2026

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026

Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

23/11/2026

Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

23/11/2026

Ndërpritet koncerti në Mançester, evakuohen mbi 12,000 persona pas lëshimit të një substance të panjohur

23/11/2026

Sulm i befasishëm në zemër të Mesdheut, goditet me dronë anija luftarake ruse pranë Italisë (VIDEO)

23/11/2026

Na duhet edhe policia e gjuhës

23/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët
  • Reshjet e dendura të shiut shkulin pemët në Tiranë. Bllokohet kalimin për këmbësorët dhe biçikletat

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.