AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!

by SHT Media
30/01/2026
in Politikë
6
0
“Ministri i Drejtësisë të vërë pikat mbi ‘i’”/ Yzeiri : SPAK burgosi pa gjyq Erion Veliajn, Metën pa asnjë akuzë!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një bisedë me “Sot Live” në Report TV, analisti Ilir Yzeiri thotë se “SPAK urdhërohet nga prokurorët pranë Berishës”. Më pas thotë se “Berisha është figurë kriminale, por SPAK-u hesht” për këtë. Yzeiri thotë se Prokuroria e Posaçme ka futur në burg pa gjyq Erion Veliajn dhe Lefter Kokën. 

“Ka futur në burg pa gjyq, pa argumente Erion Veliajn, që mbajti ish-ministrin e Mjedisit 3 vjet, Lefter Kokën, 4 vjet në burg dhe u detyrua ta lëshonte dhe si të mos mjaftonte, kemi një prokuror pa pagesë që është Sali Berisha që tregon një Shqipëri që e ka kapur krimi”, tha analisti. 

Më tej tha se po e njëjta drejtësi futi në burg ish-presidentin Meta pa asnjë akuzë. 

“Prokuroria po tregohet e paaftë që të na tregojë provat çfarë ka bërë realisht. Si mund të mbahet ish-presidenti, ish-kryeministri i një vendi që ka pasur postet më të larta, si mund të mbahet i ndaluar në qeli pa i paraqitur një akuzë? Ti mund ta marrësh të pandehur, por jo ta mbyllësh në qeli. Është bërë qelia dhe mbyllja që i pandehuri duhet të rrijë në një dhomë xhami hermetikisht”, tha Yzeiri. 

Më tej shtoi se ministri i Drejtësisë “duhet të vërë pikat mbi i” në sistem, ndërsa shtoi se situata në burgje ka nevojë për reformim. 

“Ministri duhet t’ua presë duart prokurorëve kamikazë dhe të vendosë me rregull që proceset të jenë të paanshme dhe të hapura, siç ndodh me Sali Berishën. Gjyqi vazhdon, nuk është çliruar nga akuza, por paraqitet si njerëzit e tjerë”, u shpreh analisti. 

Në fund, Yzeiri përfundoi duke thënë se ndërkombëtarët janë pro aksioneve të SPAK për krimin e organizuar dhe korrupsionin, por jo për arrestimet. 

“SPAK nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbardhur letërporositë që kanë çuar të tjerët, ne kemi me emra kriminelët dhe nuk i gjen”, përmbylli analisti. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.