AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

by SHT Media
30/01/2026
in Kronikë
6
0
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
6
SHARES
324
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një oficer i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje. Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në Dover pas shpëtimit nga gomone në Kanal, gjatë viteve 2021–2022.

Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2003–2004, duke përdorur identitet të rremë në një aplikim azili, si dhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga 2011 deri në 2022.

Sipas akuzës, Matera ka hyrë në Britani kur ishte 14 vjeç, përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte nga Kosova.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit, që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla, dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve dhe për t’i ndarë mes tyre.

Në total, gjashtë oficerë janë akuzuar në këtë çështje, ndërsa të gjithë janë pezulluar nga detyra. Ata janë liruar me kusht dhe do të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.