• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

29/01/2026
in Kronikë
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..
Shpërndaje me miqtë

Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate. Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij, Kujtim Carkani dha detaje nga seanca, duke thënë se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar.

Për mediat, Cakrani deklaroi se dy prokurorët e tjerë, Arben Kraha dhe Altin Dumani nuk ishin të pranishëm.

Sipas tij gjatë seancës ka pasur herë pas here irritime, pasi prokurori ka pasur paqartësi në ato që deklaronte. 

“Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë. Ne jemi në seancë paraprake që duhet të shikojmë veprimet proceduriale. Në momentin kur ata mashtrojnë si në rastin e lobimit kur në fakt Meta nuk ka firmosur asnjë dokument. 

Ata relatojnë fakte të cilat interperetojnë dhe prokurori tha ‘unë do ti relatoj, por këto nuk janë prova’. Ne duam akuzat konkreta për zotin Meta, Kryemadhin etj. Si mund të vijë prokurori pa listën provave?! Ne irritohemi ndaj cdo paqartësie që prokurori bën në relatimin e tij”, sqaroi avokati. 

Cakrani deklaroi se synojnë që të pushohen dy cështje, ajo e lobimit dhe CEZ DIA, ndërsa për deklarim të rremë apo mos deklarimi i ka marrë përsipër Monika Kryemadhi. 

“CEZ DIA nuk ekziston edhe vetë prokurorët nuk janë të bindur, Dy të tjerat janë lobimi pra pastrim i produktit të veprës penale dhe pjesa tjetër është mos deklarimi apo deklarimi i rreme. Pra mos deklarimi apo deklarimi i rremë e ka mbajtur bashkëshortja e tij, sepse ajo ka kryer të gjitha veprimet. Kryemadhi ka deklaruar se të gjitha shpenzimeve i kam bërë unë. Fakti që e ka marrë përsipër ajo ne nuk mund të themi se nuk ekziston. Por Sa i takon akuzave të tjera të pastrimit të produktit të veprës penale dhe CEZ DIA këto mendoj se do pushohen”, deklaroi avokati i Ilir Metes. 

Avokati Cakani tha arsyet pse u shty seanca, e cila pritet të rifillojë sërish: “Ne kemi arritur tek faqja 104, janë 217 faqe plus provave të reja, janë rreth 250 faqe. Ne duhet të lexojmë resht më resht dhe gërmë më gërme. Pra janë edhe 100 faqe, që nuk besoj se do përfundojë sot”. 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesën: Do jemi vetëm miq

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo urë dhe termocentral

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!