• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

29/01/2026
in Kronikë
Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve
Shpërndaje me miqtë

Autoritetet belge kanë rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar për vrasjen e taksistit shqiptar, Marko Beka, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik disa ditë më parë. Policia ka vënë tashmë në pranga dy persona, të cilët mendohet se janë përgjegjësit kryesorë për vdekjen e 45-vjeçarit.

​Gazetari Fatos Mahmutaj në Belgjikë, në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, raporton se ngjarja ndodhi në qytetin Geel, rreth 100 km larg Brukselit, një zonë e njohur për standardin e lartë të jetesës. Viktima, baba i tre fëmijëve, ishte zhvendosur në këtë qytet prej pak vitesh për një jetë më të mirë.

​Gjithçka nisi kur Beka mori katër pasagjerë në qendër të qytetit për t’i dërguar në periferi. “Siç duket, taksisti me klientët kanë pasur diskutime dhe janë grindur, ndoshta për shkak të vonesës së taksisë. Grindja e tyre është përshkallëzuar në dhunë. Njëri prej tyre e ka qëlluar me armë taksistin duke i marrë jetën”, shpjegoi Mahmutaj.

​​Deri më tani, policia ka arrestuar dy prej të dyshuarve, të moshave 20 dhe 24 vjeç, të dy shtetas belgë. Ndërkohë, dy persona të tjerë, po ashtu rreth moshës 24-vjeçare, janë shpallur në kërkim. “Sipas medias belge dhe zyrtarisht nga prokuroria, kemi të bëjmë me një krim të momentit. Puna e taksistëve është e ekspozuar përballë krimit, sidomos gjatë fundjavave kur përballen me klientë të dehur”, u shpreh gazetari. “Shpesh herë kemi dëgjuar, që taksistët në ditët e fundjavës kur kanë klientë të dehur kryesisht, përballen me lloj-lloj problemesh. Puna e taksistëve është një punë e keqekspozuar përballë krimit.”

​Kjo ngjarje ka ngjallur indinjatë të thellë në komunitetin shqiptar në Belgjikë, i cili shpesh është përballur me etiketime negative. Vrasja e Marko Bekës shihet si një dëshmi e dhimbshme se shqiptarët në emigrim janë shpesh viktima të dhunës ndërsa punojnë ndershëm.

​”Në këtë rast komuniteti shqiptar është viktimë. Kjo tregon se shqiptarët janë si gjithë të tjerët, njerëz të ndershëm që punojnë me djersën e ballit. Babai i tre fëmijëve duhet të ishte në shtëpinë e vet, por u vra në krye të detyrës,” përfundoi Mahmutaj.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë “dorëzoi” Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokracia në thes

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!