AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

by SHT Media
29/01/2026
in Botë, Kryesore
6
0
SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm
6
SHARES
310
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Lindjen e Mesme tensionet po rriten me shpejtësi, ndërsa rreziku i një lufte të madhe, përfshirë edhe një përplasje të mundshme mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit, duket i prekshëm. Analiza e Middle East Eye tregon se strategjitë e fundit të Izraelit dhe SHBA-ve, përfshirë përforcimin ushtarak dhe synimin ndaj udhëheqësve iranianë, mund të çojnë rajonin në një krizë të re të madhe.

Pak ditë pas vizitës së Presidentit amerikan Donald Trump në Davos dhe promovimit të ashtuquajturit “Board of Peace”, grupi i aeroplanmbajtëse USS Abraham Lincoln u vendos pranë Iranit.

F-15E (Avion luftarak bombardues amerikan) dhe B-52 (Avion bombardues strategjik amerikan) janë dërguar përkatësisht në Jordani dhe Katar, ndërsa Thaad (Sistem amerikan mbrojtjeje kundër raketave balistike) pritet të mbërrijë së shpejti për të mbrojtur bazat tokësore amerikane.

Mediat izraelite raportojnë gjithashtu për mbështetje logjistike dhe inteligjence nga Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Britania e Madhe në rast të një sulmi.

Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë deklaruar publikisht se nuk do të lejojnë që hapësira e tyre ajrore apo territori të përdoren kundër Iranit, një deklaratë që zyrtarët iranianë e shohin si të pamjaftueshme.

Konflikti i fundit mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit pati kulmin në qershorin e vitit të kaluar, kur sulmet izraelito-amerikane zgjatën 12 ditë, duke goditur komandantë ushtarakë, shkencëtarë bërthamorë dhe bunkerët e uraniumit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kërkonte ndryshim regjimi dhe madje planifikonte eliminimin e udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër, ishin më të kujdesshme. Por tani, sipas analizës, hezitimi amerikan duket se ka rënë dhe Khamenei mund të jetë synimi kryesor i një operacioni të ardhshëm.

Brenda Iranit, protesta të mëdha kundër regjimit dhe shtrenjtimit të jetesës kanë rezultuar në qindra, ndoshta mijëra viktima, sipas burimeve të ndryshme.

Revolta filloi nga tregtarët në Teheran dhe u përhap në qytete të tjera, duke reflektuar zemërimin e popullsisë pas dekadash sanksionesh, korrupsioni dhe keqmenaxhimi shtetëror. Sidoqoftë, agjencitë inteligjente perëndimore dhe izraelite mund të kenë nxitur tensionet, duke shfrytëzuar zemërimin e brendshëm për qëllime politike.

Protestat në Teheran

Politika e “presionit maksimal” ndaj Iranit, ka dëmtuar ekonominë e vendit, duke goditur popullsinë civile dhe duke e bërë Iranin më të brishtë për manipulime të jashtme. Kjo tregon se strategjia e Izraelit dhe SHBA-ve është një kombinim i presionit ekonomik dhe kërcënimit ushtarak.

Situata në rajon është po aq e ndërlikuar. Pasi Izraeli dhe SHBA-të dështuan të fragmentojnë Sirinë dhe të krijojnë kontrolle mbi Gazën apo territoret e pushtuara palestineze, strategjia e ardhshme e Netanyahu-t duket se synon Iranin. Megjithatë, çdo sulm ndaj Iranit mund të çojë në destabilizim të madh rajonal: civilë iranianë mund të ikin në Turqi dhe Arabinë Saudite, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

 

Analiza e Middle East Eye thekson se betejat e Izraelit nuk janë thjesht politike, por shndërrohen në një luftë për mbijetesë rajonale.

Ndërkohë që Netanyahu synon të imponojë ndikim, realiteti tregon se forcat rajonale, përfshirë Iranin, Turqinë dhe Arabinë Saudite, po bashkohen për të mbrojtur sovranitetin dhe ekuilibrin në Lindjen e Mesme.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

23/11/2026

EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

23/11/2026

Tronditet Fieri, gjendet i vrarë me armë zjarri “Seli i Malit”. Historia e përplasjes me “Ben Qimen” dhe dyshimet për ekzekutimin e sotëm

23/11/2026

Dilemat e Gjykatës së Posaçme: Çfarë është një krim i rëndë në Shqipëri?

23/11/2026

Pas aludimeve për Shqipërinë, Zelensky merr përsipër sulmin ndaj anijes ruse

23/11/2026

Pallati pesëkatësh kthehet në gërmadhë pas sulmit rus, 11 viktima në Ukrainë

23/11/2026

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë

23/11/2026

Tirana mohon përfshirjen në sulmin ndaj anijes luftarake ruse: Akuza të pabazuara!

23/11/2026

Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

23/11/2026

Ndërpritet koncerti në Mançester, evakuohen mbi 12,000 persona pas lëshimit të një substance të panjohur

23/11/2026

Sulm i befasishëm në zemër të Mesdheut, goditet me dronë anija luftarake ruse pranë Italisë (VIDEO)

23/11/2026

Na duhet edhe policia e gjuhës

23/11/2026

Demokratët arrijnë shumicë historike në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, më e larta që nga 1992

23/11/2026

Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë

23/11/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve
  • EMRAT/ Plagoset me thikë 39-vjeçari në Pogradec, arrestohet autori

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.