• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Arben Malaj “hidhet përpjetë” pas 13 vitesh: Rama më vodhi votat me bekimin e Berishës

29/01/2026
in Politikë
Arben Malaj “hidhet përpjetë” pas 13 vitesh: Rama më vodhi votat me bekimin e Berishës
Shpërndaje me miqtë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se vjedhja e votave nga mazhoranca bëhet edhe me miratimin e përfaqësuesve të opozitës në komisionet e numërimit.

Komentet Malaj i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se në vitin 2013 kur kandidoi si kandidat i pavarur në Vlorë, votat e tij u vodhën nga PS me miratimin e plotë të PD-së.

Malaj shtoi se ishte kundër sistemit të patronazhistëve që PS ka ngritur, pasi sipas tij, kjo po ushqen klientelizmin dhe mungesën e meritokracisë në vendet e punës në shtet.

“Nuk është puna vetëm te PS. Unë kandidova i pavarur në Vlorë në vitin 2013. Votat u vodhën me miratimin e plotë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Edhe votat që vidhen tani, nuk vidhen se PD nuk i mbron dot. Por ata që përfaqësojnë PD-në në këto komisione, janë të parët të fokusuar nga mazhoranca për t’i blerë.

Korrupsioni politik nuk është thjeshtë se e bejnë patronazhistët e PS-së, që unë jam totalisht kundër skemës së patronazhistëve, sepse i kanë ushqyer tani që kur del një problem të thonë ‘mos më hiq nga puna se jam patronazhist’.

Kur duan një karrierë të pamerituar fare thonë ‘unë kam qenë patronazhist’. Nuk bëhet asnjë vend me patronazhistë. Ata janë bërthama mbështetëse të partive politike, por jo duke i ushqyer me drogën politike që ‘vidh sa më shumë se pastaj do ta shpërblej unë’”, tha mes të tjerash Malaj.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kujtimet e dhëndrit të Mussolinit: Kur ajka e shqiptarisë “dorëzoi” Ahmet Zogun dhe lugët prej argjendi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokracia në thes

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!