AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vrasja në Minneapolis, JD Vance sulmon viktimën: Imunitet i plotë për agjentin e ICE

by SHT Media
09/01/2026
in Botë
6
0
Vrasja në Minneapolis, JD Vance sulmon viktimën: Imunitet i plotë për agjentin e ICE
6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria amerikane nuk ka tërhequr qëndrimin e saj, pavarësisht videos që tregon vrasjen e një gruaje 37-vjeçare në Minneapolis nga një agjent i ICE. Përkundrazi, JD Vance ka sulmuar viktimën dhe ka deklaruar se ngjarja ishte e nxitur nga “një rrjet ekstremist i majtë”. Ai gjithashtu ka kritikuar gazetarët që shkruan se gruaja ishte e pafajshme.

Agjenti i ICE që qëlloi tre herë ndaj Renee Nicole Good, sipas Vance, “veproi për mbrojtje të ligjshme, sepse ajo u përpoq ta përplaste me makinë”. Asnjë nga gazetarët nuk i kujtoi se pamjet e marra nga një dëshmitar tregonin se rrotat e automjetit ishin kthyer në të djathtë, si për të ikur dhe jo në të majtë ndaj agjentit.

Në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë, Vance foli për 35 minuta në një fjalim që u kthye në një thirrje politike të zjarrtë.

“Kjo ka qenë një sulm ndaj popullit amerikan. Mënyra se si mediat raportuan këtë ngjarje është një turp absolut dhe vë në rrezik forcat e rendit”, tha ai. “Presidenti është me ICE, unë jam me ICE; të gjithë jemi pranë tyre,” shtoi Vance. Më pas njoftoi: Agjenti që shtiu është i mbrojtur nga imuniteti absolut. Të mendosh se Tim Walz dhe një grup ekstremistësh nga Minneapolis mund t’i vështirësojnë jetën këtij njeriu vetëm sepse po kryente detyrën e tij, është e pamundur.

Ndërkohë, FBI ka përjashtuar policinë lokale nga hetimet, një hap që mund të çojë në arkivimin e shpejtë të rastit.

Fjala e Vance tregon qartë se Shtëpia e Bardhë vlerëson viktimat ndryshe në bazë të bindjeve të tyre politike: gruaja e vrarë në Minneapolis shihet si e fajshme, ndërsa Ashli Babbitt,  aktivistja pro-Trump e vrarë në Capitol Hill më 6 janar 2021, ndërsa tentonte të depërtonte në dhomën e deputetëve, konsiderohet “martire” nga Trump. Në atë rast, qeveria publikoi menjëherë identitetin e agjentit përgjegjës, pa e mbrojtur përfaqësuesin e ligjit.

Ky standard i dyfishtë është nënvizuar edhe nga sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, e cila ka cilësuar ngjarjen në Minneapolis si “akt të terrorizmit të brendshëm”. Ajo tha se Good “po vepronte sipas trajnimit të marrë” dhe se së bashku me disa individë të tjerë “kishin ndjekur agjentët tanë gjatë gjithë ditës, i kishin shqetësuar dhe penguar.

Po pengonte operacionet e policisë, dhe kur zyrtarët i urdhëruan disa herë të dilte nga automjeti, ajo nuk e bëri. Po përpiqej të përdorte makinën si armë duke tentuar të përplaste agjentin.”

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka deklaruar se ka biseduar me Trump dhe i ka kërkuar të tërheqë agjentët e ICE nga shteti. Pak orë më pas, qeveria ka njoftuar se në Minesota do të dërgohen agjentë të tjerë të ICE.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.