AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Dokumenti / Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazino në Maltë! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

by SHT Media
09/01/2026
in Kryesore, Politikë
46
0
Dokumenti / Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazino në Maltë! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015
47
SHARES
2.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar mbrëmë nga arratia në Zvicër me rrëfimin e tij të katërt për atë që ai i quan aferat më të mëdha ekonomike të qeverisë Rama. Ahmetaj e konsideroi veten ‘kurban’ të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, ndërsa denoncoi disa afera të qeverisë Rama me porte, aeroporte, zona të lira ekonomike, terminale, tunelin, KAYO-n, AKSHI-n etj.

Ndonëse disa nga denoncimet për aferat qeveritare qëndronin, Arben Ahmetaj, sipas dy dosjeve të SPAK, mbetet një nga politikanët dhe ish pushtetarët më korruptuar shqiptarë. Përpos një sage faktesh dhe provash për korrupsionin e tij 20-vjeçar, po sjellim në vëmendje një detaji në dosjen e SPAK-ut, që tregon një figurë tejet të kompromentuar dhe të damkosur të Arben Ahmetajt.

Në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale, e frekunetuar shpesh nga Tigri. Në një kohë kur paga e tij si ministër ishte rreth 2 mijë euro, Ahmetaj për një muaj ka shpenzuar 93 mijë euro në bixhoz.

“676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.

Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten si Ministër Financash.

(Kazino Dragonara)

Ndërkaq, SPAK ka evituar aspekte të tjera të konstatuara, të cilat me sa duket nuk i ka parë me interes për hetimet.

Konkretisht në skenë del një moderator i njohur, i cili kontrakton vajza të showbizit për llogari të Arben Ahmetajt dhe rrethit të tij.

Vajzat e ekranit kontraktoheshin nga kodoshi i mediave për t’u bërë pjesë e lojërave seksuale në vila luksoze në Tiranë, bregdet, por edhe jashtë vendit.

Në dosjen për korrupsionin e Arben Ahmetajt, krahas korrupsionit sistematik dhe pastrimit masiv të parave, konstatohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike, verëra të shtrenjta, shërbime ekstra në hotele me 5 yje, udhëtime me makina luksoze, udhëtime me charter etj.

SendShare19Tweet12

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.