• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës

06/01/2026
in Botë
SHBA kërkoi kontrollin e Groenlandës, gjashtë shtete evropiane dalin në mbrojtje të Danimarkës

Gjashtë aleatë evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, pas këmbënguljes së Shteteve të Bashkuara se ato duhet të kenë kontroll mbi Groenlandën.

“Groenlanda i përket popullit të saj dhe vetëm Danimarka dhe Groenlanda mund të vendosin për çështjet që lidhen me marrëdhëniet e tyre,” thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës dhe Danimarkës.

Të dielën, Donald Trump deklaroi se SHBA-të “kanë nevojë” për Groenlandën, një territor gjysmë-autonom të Danimarkës dhe një tjetër anëtare e NATO-s, për arsye sigurie. Ai refuzoi të përjashtojë përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e territorit, ndërsa kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se një sulm amerikan do të shënonte fundin e NATO-s.

NATO është një aleancë ushtarake transatlantike, ku anëtarët angazhohen të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast sulmi të jashtëm.

Çështja e së ardhmes së Groenlandës u rikthye në vëmendje pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, gjatë së cilës forcat elitare kapën presidentin Nicolás Maduro dhe e dërguan atë në Nju Jork për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe armësh. Pas operacionit, Trump deklaroi se SHBA-të do ta “drejtonin” Venezuelën për një periudhë të pacaktuar.

Ai shtoi se SHBA-të po riktheheshin te politika e vitit 1823 e supremacisë amerikane në hemisferën perëndimore dhe paralajmëroi se edhe vende të tjera mund të bëheshin objekt i vëmendjes amerikane.

Sipas ‘BBC’, astisja në Venezuelë ka ringjallur frikën se SHBA-të mund të shqyrtojnë përdorimin e forcës për të siguruar kontrollin e Groenlandës. Një ditë pas ndërhyrjes, Katie Miller, bashkëshortja e njërit prej ndihmësve të lartë të Trump, publikoi në rrjetet sociale një hartë të Groenlandës të ngjyrosur me flamurin amerikan, të shoqëruar me fjalën “SË SHPEJTI”.

Të hënën, bashkëshorti i saj, Stephen Miller, deklaroi se ishte “qëndrimi formal i qeverisë amerikane që Groenlanda të jetë pjesë e SHBA-së”. Në një intervistë për CNN, ai tha se SHBA-të janë “fuqia kryesore e NATO-s” dhe se, për të garantuar sigurinë në Arktik dhe për të mbrojtur interesat e aleancës, Groenlanda “duhet të jetë pjesë e SHBA-së”.

I pyetur vazhdimisht nëse Uashingtoni do të përjashtonte përdorimin e forcës për aneksimin e territorit, Miller u përgjigj: “Askush nuk do të luftojë me SHBA-të për të ardhmen e Groenlandës.”

Në deklaratën e përbashkët të së martës, shtatë udhëheqësit evropianë theksuan se janë po aq të përkushtuar sa SHBA-të ndaj sigurisë në Arktik, por se kjo duhet të arrihet kolektivisht nga aleatët e NATO-s, duke respektuar parimet e Kartës së OKB-së, përfshirë sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve.

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e mirëpriti deklaratën dhe bëri thirrje për “dialog të respektueshëm”.

“Dialogu duhet të zhvillohet duke respektuar faktin se statusi i Groenlandës është i rrënjosur në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimin e integritetit territorial,” tha Nielsen.

Trump ka argumentuar se përfshirja e Groenlandës në SHBA do t’i shërbente interesave të sigurisë amerikane për shkak të pozicionit të saj strategjik dhe rezervave të pasura të mineraleve kritike për teknologjitë e avancuara.

Vendimi i fundit i administratës Trump për të emëruar një të dërguar të posaçëm në Groenlandë shkaktoi reagime të ashpra në Danimarkë.

Groenlanda, me rreth 57,000 banorë, gëzon vetëqeverisje të gjerë që nga viti 1979, megjithëse mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten përgjegjësi e Danimarkës. Ndërsa shumica e banorëve mbështesin pavarësinë përfundimtare nga Danimarka, sondazhet tregojnë kundërshtim dërrmues ndaj bashkimit me SHBA-në.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!