AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Reshjet, Balluku: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm

by SHT Media
06/01/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Reshjet, Balluku: Strukturat e MIE në terren pa ndërprerje, situata nën monitorim të vazhdueshëm
6
SHARES
307
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv.kryeministrja  dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga moti i keq që ka përfshirë vendin.

Ajo theksoi se të gjitha strukturat e ministrisë janë në terren që prej orëve të para të ditës, duke ndërhyrë pa ndërprerje për normalizimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet intensive.

Në një reagim në rrjetet sociale të Facebook, Balluku u ndal tek akset rrugore, ku reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prani uji në disa segmente, duke theksuar se kontraktorët me mjete e punëtorë po punojnë pa pushim për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit.

Akset rrugore

Balluku u ndal tek akset rrugore, ku reshjet kanë sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prani uji në disa segmente, si Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Vorë–Maminas dhe Dedaj–Bogë. Ajo sqaroi se kontraktorët me mjete e punëtorë po punojnë pa pushim për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit. “Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve dhe për të siguruar lëvizjen e qytetarëve”, u shpreh ministrja.

Furnizimi me energji elektrike

Sa i përket energjisë, Balluku bëri të ditur se aktualisht janë 22 fidera jashtë pune, kryesisht në rajonin e Durrësit, për shkak të prezencës së ujit në kabina. Ajo shtoi se ekipet e OSHEE dhe OST janë në terren për rikthimin e energjisë, ndërsa linjat 35kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht. Në nënstacionin Rrashbull, ku ka prani të shtuar uji, po merren masa për evadimin e tij në bashkëpunim me Emergjencat Civile.

Rrjeti i transmetimit dhe kaskada e Drinit

Balluku theksoi se rrjeti i transmetimit po funksionon normalisht, me të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim. Ndërkohë, prurjet në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës vijojnë të mbeten të larta, por njësitë prodhuese po punojnë me kapacitet të plotë. “Uji i ardhur përpunohet për vënien në punë të njësive prodhuese, rezervohet në liqene brenda kuotave të lejuara dhe pjesa tjetër shkarkohet në mënyrë të detyrueshme, me qëllim garantimin e sigurisë së veprave prodhuese”, tha Balluku.

Furnizimi me ujë dhe portet

Në rajonin e Durrësit situata paraqitet problematike për shkak të reshjeve intensive, me nivelin e kanalit të hidrovorit në maksimum, por stacionet e pompave janë në funksion të plotë. Ministrja sqaroi se në pjesën tjetër të rajoneve nuk janë evidentuar problematika në furnizimin me ujë.

Sa i përket porteve dhe aeroportit, Balluku informoi se operimet në Portin e Durrësit dhe Aeroportin “Nënë Tereza” vijojnë normalisht, ndërsa në Vlorë kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla për shkak të kushteve të motit.

Balluku siguroi qytetarët se situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe çdo zhvillim po menaxhohet në kohë reale.

“Të gjitha strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë në terren pa ndërprerje. Po punohet me intensitet për pastrimin e akseve rrugore, rikthimin e energjisë elektrike dhe monitorimin e prurjeve në kaskadën e Drinit. Situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe çdo zhvillim po menaxhohet në kohë reale”, u shpreh Balluku.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas kësaj qeverie, anarki?

21/10/2026

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

21/10/2026

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

21/10/2026

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

21/10/2026

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

21/10/2026

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

21/10/2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

21/10/2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në burgun e Hagës

21/10/2026

Firmosen ndryshime në Qeveri, zgjerohet skuadra e Hoxhës dhe Spahiut

21/10/2026

Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

21/10/2026

Mjekët: Papa Leo nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21/10/2026

“Pedagogët firmosin dhe ikin si skutha”/ Hervin Çuli: Intelektuali duhet të jetë kundër dhunës

21/10/2026

Shpërthen një rezervuar kimik në Ohajo, evakuohen banorët e zonës! Nisin hetimet

21/10/2026

Brukseli qorton Beogradin që u jep shtetësi rusëve me procedurë të përshpejtuar

21/10/2026

Fshehje e krimeve të Epstein, padi ndaj avokatit Darren Indyke dhe kontabilistit Richard Kahn

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Pas kësaj qeverie, anarki?
  • Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.