AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Britmat shqiptare “pranga-pranga” dhe impotenca profesionale e SPAK

by SHT Media
05/01/2026
in Opinion
6
0
Britmat shqiptare “pranga-pranga” dhe impotenca profesionale e SPAK
6
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Shefqet Meko

            Kam ndjekur nga larg “entuziazmin shqiptar” për  një institucion të drejtësisë siç është SPAK. Ka pasur një pritshmëri të lartë që zgjati vite të dukej. Në ditët e sotme, sipas mendimit tim,SPAK-u shqiptar, të kujton Aranit Çelën e kohës që shkoi: Lëshon akuza dhe arreston. Populli duartroket. “Mirë jua bënë. Hajdutë…Të korruptuar”. Është e  logjikshme revolta dhe mosdurimi i një populli, që më keq se në komunizëm, në këto vite të “demokracisë shqiptare” është vjedhur, poshtëruar dhe mashtruar nga “pjellat e veta”. Nuk ka dyshim, që për ne që jetuam dhe dëshmojmë “dy kohët” e shoqërisë shqiptare, klasa e sotme politike, jo vetëm ka tejkaluar “Byronë politike”, por ajo është bërë edhe  “kasta e neveritshme”  për të gjithë. Dhe kur them këtë, kam parasysh si pushtetin dhe “shpresëpushtetin” që është zhytur në “llumin e vet”.

            Cila do ishte gjëja më e realizueshme e SPAK?

            Fare thjesht:Ky instrument i sistemit të drejtësisë shqiptare, mendoj se së pari duhet të kishte shëruar “plagët e vjetra”: Të kishte zbardhur dramën e vitit 1997, të kishte ngritur qartësisht akuzën  e Gërdecit dhe  Vrasjet në Bulevard. Nëse kjo   “shpresë e madhe” e shqiptarëve, do kishte mundur të realizonte një hetim të plotë dhe një akuzë profesionale për këto ngjarje, do kishte mundur të hidhte “themelet e drejtësisë” së vonuar shqiptare. Pikërisht, duke ngritur akuzat për këto ngjarje të mëdha kombëtare përballë gjykatës dhe të kishte fituar, SPAK do kishte bërë “navigjet” e veta. Pra do ishte konfirmuar si një instrument që kërkon drejtësi.

            Nëse vërëjmë, SPAK-u shqiptar, më shumë është fokusuar tek  “ç’ëshjtet e ditës” që duhet të ishin subjekt i një institucioni tjetër siç është ai i verifikimit të pasurisë së zyrtarëve. Kapërcimi i SPAK tek “çështjet e ditës”, duke harruar “plagët e maisura” shqiptare, jo vetëm dëshmon për një aventurizëm politik, por për me keq, e bën këtë  pjesë të drejtësisë shqiptare një “lojë me dy porta” ku të gjithë shohin “autogol”.

            Shqiptarët ende nuk e kuptojnë se SPAK është një organ akuze. Pra një institucion që vëren,heton, zbulon dhe ngre akuza për persona të dyshimtë. Disa prej tyre SPAK me një  bujë të madhe publicistike i ka arrestuar, duke i mbajtur në burg prej muajsh e vitesh, por që  pas kësaj, ka një “lëvizje kërmilli” për të shkuar në gjykatë  për të bërë drejtësi. Në Shqipëri nuk ka një kuptim të qartë mes akuzës dhe drejtësisë. Shqiptarët kujtojnë se “SPAK është shpëtimi” gjë që nuk është e vërtetë. SPAK është një pjesë e sistemit, i cili nëse dështon në  akuzat e  veta në gjykatë, nuk është gjë tjetër veçse një “vjeshtak”, siç përcaktonim dikur në shkollë studentët që nuk merrnin dot provimet herën e parë.  A e ka mbetur “për vjeshtë” SPAK-u shqiptar?

            Unë besoj se po. Jo vetëm gjithë trupa e  prokurorëve ështe një “tufë vjeshtukësh”, por për më keq, ata përpëliten për lavdi duke mos e provuar atë. Lavdia e vërtetë e një organi akuze provohet në Gjykatë dhe vetëm aty e kurrë në “konferenca shtypi” apo debate televizive. Pse  SPAK pas kaq kohësh, nuk ka mundur me sukses të dënojë në gjykatë ish-presidentin Ilir Meta?  A nuk ka qënë kjo një pritshmëri e publikut?  Deri tash ka një zhgënjim dhe “përpëlitje” të dështuara të SPAK. Llogaria mund të jetë fare e thjeshtë: Ja rroga, ja të ardhurat, ja pronat. A ka një ekuacion të barabartë? Si prodhohen kaq prona me një “rrogë shtetërore”?. SPAK ka dështuar në mënyrë spektakulare me një “Ekuacion të thjeshtë”…

            Pse SPAK nuk arrati kurrë “të kopsiti” akuzat për vitin e tmerr 97-të? Pse nuk ka një akuzë të artikuluar për vrasjet e 21 janarit? Pse nuk dihet se çfarë ndodh me tragjedinë e Gërdecit?

            SPAK më duket mua, mbase  jam i gabuar, bredh pas “krimeve të reja” dhe injoron “krimet e kryera” gjë që sjell shumë pyetje: Kush e vendos dhe urdhëron axhendën e SPAK? A ka një vetëdije profesionale nga grupi i prokurorëve apo “dikush urdhëron”? Nëse SPAK nuk ka krijuar ende një “vetëdije profesionale”,  apo “emergjencë kombëtare”, por pret “orjentim nga Amerika”, është dështimi më i madh shqiptar. Amerika nuk do të sjellë kurrë drejtësi në Shqipëri, nëse mungon vetëdija profesionale e vetë shqiptarëve që marrin “rroga amerikane”.

            Mendoj se ështe koha që SPAK “të ulë kokën” dhe të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë jo “atavizëm” i saj. Unë e kuptoj qartë që shumë shqiptarë janë të acaruar nga “vjedhjet e mëdha”, por këto duhen provuar në gjykatë. Një prokuror që nuk di të përmbledhë akuzat e veta në 3-4 faqe, maksimumi, ai është një prokuror i dështuar. Nëse ke mijra faqe akuza, ato “Mbahen në xhep” dhe nuk lëshohen si “dhitë në mal” tek Parlamenti Shqiptar. Ky është gjithshka, por nuk ka asgjë të përbashkët me një hetim professional. Në Amerikë, akuzat  që ju bënë Presidentit Tramp për “revoltën përmbysëse” të 6 janarit 2020, nuk janë më shumë se disa faqe në shpalljet publike.Kuptohet se prokurorët kanë më shumë prova, por ato janë për “përballje në gjykatë”, jo pazare mediatike siç ndodh në Tiranë.

            Unë jetoj midis dy realiteteve: Amerikë-Shqipëri.  Zëri im nuk ka peshë në Amerikë, sepse këtu ka një  armatë profesionistësh që bërtasin përditë. Thjesht duke bërë krahasime, mendimi im vlon dhe pyes: pse nuk mësojmë nga e mira progressive? A nuk do ishte vërtet i nderuar në publikun shqiptar nëse SPAK do kishte  çuar në gjyq Vitin 97-të, Gërdecin dhe 21 Janarin? Një SPAK vërtet profesionist do të kishte mbyllur “plaqët e vjetra” pastaj të merret me “hajdutët e sotëm” ose këta tua kishte  lënë në dorë organeve të akuzës në shkallët më të ulëta. Vrapi shqiptar “pas SPAK” më kujton kohët kur thuhej se “Partia e di…”. SPAK është bërë një “Parti pa program” por kërcen si pleshti “plis më plis të nënës sime” siç ka humor populli shqiptar.

            Populli do drejtësi. Jo arrestime “në pritje për t’u gjykuar”. Forca e SPAK nuk është thjesht “Pranga në duar”, por dosje e kopsitur dhe triumf në gjykatë. Nëse SPAK nuk ka guxim të nxitojë për në gjykatë ku duhet thënë “fjala e fundit”, ky instrument i drejtësisë së sotme do kujtohet si një “Byro e Paaftë”, ose si shokët e byrosë që kur dolën në publik ne pyesnim veten “Këta na paskan drejtuar?…”. Që kjo të mos ndodhë (Larg qoftë) SPAK duhet të provojë forcën e ligjit, profesionalizmit dhe triumfit faktik në gjykatë jo “Zhurmën e arrestimeve” në median shqiptare. Sepse në demokraci, çdo lloj arrestimi është dhe mbetet i dyshimtë, derisa gjykata jep verdiktin e vet.

            SPAK dëshmo se je proefesional, dhe jo “vegël  që luhet” qoftë edhe nga “aleatët”. Aleati juaj i vërtetë është ligji, kushtetuta, Atdheu.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

20/10/2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

20/10/2026

Shtatë ditë protestë, Policia jep detaje: Mes të arrestuarve, 51 persona me precedentë në fushat e vrasjes, pengmarrjes, prostitucionit, narkotikëve…

20/10/2026

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

20/10/2026

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

20/10/2026

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

20/10/2026

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

20/10/2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

20/10/2026

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

20/10/2026

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

20/10/2026

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

20/10/2026

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

20/10/2026

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

20/10/2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

20/10/2026

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve
  • “Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.