• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Urimi rusisht i Kryeministrit sllovak Robert Fico për Vitin e Ri!!

04/01/2026
in Botë
Sllovakia del sërish nga rreshti: Pas Paradës të Moskës, në Paradën Ushtarake të Pekinit

 Urimi rusisht i Kryeministrit sllovak Robert Fico për Vitin e Ri dhe prezantimi i vizionit të ri të politikës së jashtme të Sllovakisë bazuar në “katër anët e botës” dhe balancën midis Fuqive të Mëdha

Nga Eljanos Kasaj*

Në vigjilje të ndërrimit të viteve, Kryeministri sllovak Robert Fico u dërgoi qytetarëve të Sllovakisë një urim për Vitin e Ri 2026 në disa gjuhë, përfshirë rusishten, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut evropian. Urimi u publikua në platformën social Facebook, si pjesë e një videomesazhi që shënon fillimin e vitit 2026.

Në video, Kryeministri Fico uroi “Gëzuar Vitin e Ri!” në rusisht, anglisht, italisht dhe suedisht, duke theksuar se një zgjedhje e tillë e gjuhës simbolizon orientimin e politikës së jashtme të Sllovakisë “drejt të katër anët e botës”. Sipas tij, Bratisllava dëshiron të ndjekë një politikë të ekuilibruar dhe pragmatike, të bazuar në dialog dhe hapje ndaj partnerëve të ndryshëm.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Fico kritikoi ashpër burokratët brukselian dhe lidershipin politik perëndimor për qasjen e tyre ndaj konfliktit të armatosur ruso-ukrainas, duke i akuzuar ata se u japin përparësi interesave gjeopolitike mbi jetët njerëzore. Vërejtjet e Kryeministrit Fico pasqyruan kundërshtimin e tij të hershëm ndaj mbështetjes së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe thirrjet e tij për përpjekje të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve dhe “vrasjeve të pakuptimta të ukrainasve dhe rusëve”.

Vlen të theksohet se Kryeministri sllovak, së bashku me Kryeministrin bismarkian hungarez Viktor Orban, ishte ndër udhëheqësit e rrallë të Bashkimit Evropian që mori një urim për Vitin e Ri nga Presidenti rus Vladimir Putin, gjë që ilustron më tej pozicionin specifik të Bratisllavës brenda Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Moskën.

Kryeministri Fico ka tërhequr edhe më parë vëmendjen e publikut evropian me deklarata rreth Rusisë dhe popullit rus. Në njërën prej tyre, e cila u citua gjerësisht në media, ai tha se “Rusët gjunjëzohen vetëm kur lidhin lidhëset e këpucëve”, duke theksuar, siç deklaroi ai, ndjenjën e tyre të dinjitetit shtetëror dhe kombëtar.

Ndërkaq, Kryeministri Fico ishte i vetmi kryetar shteti evropian që mori pjesë në Paradën e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë, e cila shënonte 80-vjetorin e fitores historike së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike (1941-1945) dhe më 3 shtator në Paradën e Ditës së Fitores në Pekin , e cila shënonte 80-vjetorin e Fitores së Luftës së Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Botërore Antifashiste.

Lëvizje të tilla nga Kryeministri sllovak mund të interpretohen si pjesë e politikës së tij të vazhdueshme për t’u distancuar nga narrativa “donkishoteske kalorsiake” dominuese në Bruksel dhe një përpjekje për të siguruar që Sllovakia, ashtu si Hungaria dhe Serbia, të mund të ruajë sa më shumë hapësirë ​​manovrimi në marrëdhëniet ndërkombëtare me fqinjët dhe partnerët e saj strategjik në rajon dhe botë.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!