• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Arrestimi i Maduros nga SHBA, reagon Koreja e Veriut: Cenim serioz i sovranitetit

04/01/2026
in Botë
Arrestimi i Maduros nga SHBA, reagon Koreja e Veriut: Cenim serioz i sovranitetit

Koreja e Veriut ka dënuar kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një “cenim serioz të sovranitetit”. 

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore KCNA, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se Pheniani “denoncon fuqishëm aktin hegjemonist të SHBA-së të kryer në Venezuelë”. Sipas tij, “incidenti është një tjetër shembull që konfirmon qartë edhe një herë natyrën e egër dhe brutale të SHBA-së”. 

Pheniani, i cili është një mbështetës i regjimit socialist të Madurros në Karakas, e përshkroi largimin e presidentit venezuelian si një “shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të ligjeve ndërkombëtare”, të cilat kanë si parim themelor respektimin e sovranitetit, mosndërhyrjen dhe integritetin territorial. 

Reagimi i Koresë së Veriut vjen në një kohë tensionesh të shtuara në gadishullin Korean. Shefat e përbashkët të shtabit të Koresë së Jugut njoftuan se kishin zbuluar disa lëshime raketash balistike nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut rreth orës 07:50 të mëngjesit me orën lokale të së dielës. 

Gjatë javëve të fundit, lideri koreano-verior Kim Jong Un ka intensifikuar vizitat në fabrika armësh, ka inspektuar një nëndetëse me energji bërthamore dhe ka mbikëqyrur teste raketore, në prag të Kongresit të Nëntë të Partisë së Punëtorëve, ku pritet të përcaktohen objektivat kryesore politike për vitet në vijim. 

Prej dekadash, Pheniani ka argumentuar se programet e tij bërthamore dhe raketore janë të domosdoshme si mjet parandalues ndaj përpjekjeve të supozuara të Uashingtonit për ndryshim regjimi. 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    “Zvarritje e shëmtuar e seancave”/ Juristja: Drejtësia, anemike për 21 janarin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Lapaj kundër propozimit të PS: Ulja e numrit të deputetëve në 100, vijë e kuqe për ne

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rusia kërcënon Evropën: Do sulmojmë çdo vend që merr bombardues francezë me armë bërthamore!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Basti për Kubën: Trump kërkon ndryshim regjimi, Putin dërgon anijen me naftë në ishull

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Konfirmohet “pakti” Rama-Meloni, BE: Qendrat e Gjadrit nuk shkelin ligjet tona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!