• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

03/01/2026
in Botë
Kongresmenia republikane, kritika të ashpra Trumpit: Operacioni në Venezuelë, për kontrollin e naftës!

Kongresmenia amerikane Marjorie Taylor Greene ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për operacionin ushtarak në Venezuelë, duke e cilësuar si një lëvizje të qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë të vendit.

“Heqja e Maduro-s është një lëvizje e qartë për kontrollin mbi furnizimet me naftë venezueliane,” ka shkruar ajo në një postim X, duke shtuar se kjo do të shërbejë për “luftën e ardhshme të qartë për ndryshim regjimi në Iran”.

Ajo akuzoi Trump për standarde të dyfishta, duke ngritur pyetjen: “Pse është e drejtë që Amerika të pushtojë, bombardojë dhe arrestojë një lider të huaj, ndërsa Rusia është e keqe nëse pushton Ukrainën dhe Kina është e keqe nëse sulmon Tajvanin? Është mirë vetëm nëse e bëjmë ne?”

Greene shtoi se amerikanët janë të lodhur nga agresioni i pafund ushtarak dhe mbështetja për luftërat e huaja, të cilat sipas saj u kushtojnë taksapaguesve amerikanë. “Shumë në lëvizjen Maga mendonin se kishin votuar për t’i dhënë fund gjithë kësaj. Miq, sa gabim kemi qenë!” përfundoi ajo.

Sjellim ndërmend se pas një operacioni amerikan të zhvilluar në Karakas në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kapën presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro si dhe bashkëshortja e tij, të cilët po transferohen për në Nju Jork.

Presidenti amerikan Donald Trump iu përgjigj këtë mbrëmje pyetjeve të gazetarëve mbi operacionin në Venezuelë dhe mundësinë që SHBA-të të përfshihen në administrimin e vendit pas kapjes së Nicolás Maduro-s.

Trump theksoi se administrimi i Venezuelës do të bëhet momentalisht nga SHBA-të, derisa të sigurohet një tranzicion i drejtë dhe i sigurt. Ai u shpreh se kjo nuk do të kushtojë asgjë për Shtetet e Bashkuara, duke argumentuar se pasuritë e vendit, veçanërisht nafta, janë jashtëzakonisht të mëdha. “Epo, e dini, kjo nuk do të na kushtojë asgjë, sepse paratë që dalin nga toka janë shumë të mëdha,” tha ai.

Trump premtoi se kompanitë më të mëdha amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar dhe për të rikthyer prodhimin. “Ne do të fusim kompanitë tona shumë të mëdha amerikane të naftës, më të mëdhatë kudo në botë, të shpenzojnë miliarda dollarë, të rregullojnë infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe të fillojnë të sjellin të ardhura për vendin,” u shpreh Trump.

I pyetur për marrëdhëniet me vende si Kina, Rusia dhe Irani, Trump tha se SHBA-të janë të fokusuara tek biznesi i naftës: “Sa i përket vendeve që duan naftë, ne jemi në biznesin e naftës. Do t’ua shesim. Do të shesim naftë.”

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!