• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Personalitetet e mëdha që humbën jetën në vitin 2025

31/12/2025
in Kryesore, Sociale
Personalitetet e mëdha që humbën jetën në vitin 2025

Viti 2025 do të mbahet mend si një nga vitet më të dhimbshme për Shqipërinë, pasi vendi humbi një sërë figurash të shquara nga politika, arti, kultura, kinematografia, muzika dhe media. Brenda vetëm një viti, u shuan emra që për dekada me radhë ndërtuan identitetin kulturor dhe publik të kombit, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën shoqërore shqiptare.

Më 25 janar, në moshën 95-vjeçare, u nda nga jeta Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Një figurë qendrore e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ai mbeti një personalitet me ndikim të madh fetar dhe shoqëror, shpesh edhe në qendër të debateve publike.

Më 9 mars, ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare Andis Harasani, ish-deputet dhe ish-drejtues i KESH-it, i njohur për rolin e tij në politikat energjetike të vendit. Ai u nda nga jeta në Neë York pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Më 3 prill 2025, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, një ditë pas ditëlindjes së saj. Me një karrierë mbi tetë dekada, ajo mbetet simbol i teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Më 23 maj, u nda nga jeta Artan Lame, publicist dhe historian i njohur, pas problemeve të rënda kardiake. Një ditë më pas, më 24 maj, u shua edhe regjisori i madh Piro Milkani, një nga themeluesit dhe shtyllat e kinematografisë shqiptare.

Më 11 qershor, ndërroi jetë Leka Bungo, regjisor, aktor dhe skenarist i shquar, ndërsa më 23 korrik u nda nga jeta aktorja e njohur e teatrit Violeta Sekuj, në moshën 94-vjeçare.

Më 28 gusht, u nda nga jeta Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg, pas një beteje me sëmundjen e rëndë. Po gjatë këtij muaji, media shqiptare u trondit nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe analistit Artur Zheji, në moshën 64-vjeçare.

Më 1 shtator, u nda nga jeta kineasti i shquar Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Më 22 shtator, arti shqiptar humbi Enver Petrovci, aktor i madh i skenës shqiptare dhe kosovare, ndërsa më 29 shtator u nda nga jeta sopranoja e mirënjohur Luiza Çako.

Më 30 tetor, humbja e Dorian Kongolit, djalit të shkrimtarit Fatos Kongoli, tronditi opinionin publik. Vetëm një ditë më pas, më 31 tetor, Shqipëria humbi ish-kryeministrin Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, për të cilin u shpall edhe ditë zie kombëtare.

Më 26 nëntor 2025, muzika shqiptare u godit nga ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Viti 2025 mbyllet kështu si një vit i dhimbshëm për Shqipërinë, me humbje të pazëvendësueshme të figurave që lanë gjurmë të thella në historinë, kulturën dhe jetën publike të vendit.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!