AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

by SHT Media
30/12/2025
in Botë
6
0
Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i shtetit serb ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore.

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë. U organizuan më shumë se 25,000 tubime të paligjshme. Ata bllokuan trafikun dhe u përpoqën që të kishte viktima. Kjo është arsyeja pse them se ata donin të krijonin një Maidan, duke krijuar kaos. Zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë, duke luftuar për qytetarët e Serbisë, duke luftuar për popullin”.

Vuçiç i përgëzoi serbët në Kosovë për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb.

“I përgëzoj këta njerëz të guximshëm, që votuan pavarësisht pengesave që ju nxori makineria e Kurtit. Këta janë njerëz të guximshëm, janë heronj të vërtetë dhe besoj se ata meritojnë ndihmë dhe mbështetje shtesë edhe më të madhe nga shteti i Serbisë. Ata e dinë se ne jemi gjithmonë me ta, ashtu siç ne e dimë se ata janë gjithmonë me Serbinë dhe me popullin e tyre”.

Vuçiç tha se opozitarët nuk kanë as ide politike, as rreth Kosovës.

“Njëra pjesë e opozitës është për njohjen e Kosovës, dhe tjetra është të shkohet në luftë me Prishtinën që nesër. Janë po ata që, pavarësisht faktit se e shkatërruan ushtrinë vite më parë, pikërisht tani donin të shkonin në luftë me Prishtinën. Kur nuk ke një politikë, nuk ke plane, nuk ke ide, nuk ke një program, nuk ke asgjë për t’u ofruar njerëzve, pas një kohe njerëzit e kuptojnë se ajo dozë pasioni ka kaluar. Le të kthehemi në një jetë të vërtetë, serioze dhe të përgjegjshme. Mendoj se është e rëndësishme të tregohet se Beogradi dhe Serbia po kthehen plotësisht në normalitet, pavarësisht faktit se shumë nuk e donin këtë”.

Vuçiç parashikoi datën 15 janar për zgjidhjen e krizës energjetike.

“Po zhvillohen diskutime të vështira rreth kompanisë sonë energjetike NIS. Serbia është nën presionin më të madh, por data 15 janar është afati kohor për të gjetur një zgjidhje dhe ne bëjmë punën tonë. E kuptoj atë që po bëjnë amerikanët, si dhe atë që po bëjnë rusët. Është tmerrësisht e vështirë të mbrojmë interesat tona, por unë jam i vendosur dhe ne do ta bëjmë”.

Kur u pyet nëse përpjekjet e Serbisë për të mbajtur një pozicion neutral midis Lindjes dhe Perëndimit janë zvogëluar për shkak të presioneve, Vuçiç tha se serbët do të vijojnë të jenë neutralë dhe se kjo mund të shihet në faktin se askush nuk i do ata shumë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

22/10/2026

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

22/10/2026

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

22/10/2026

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

22/10/2026

Policia përgënjeshtron lajmet për dorëheqjet masive dhe sqaron mesazhet kërcënuese ndaj pedagogëve

22/10/2026

Balla sulmon prokurorin që liroi protestuesit: PD kërkoi sallën tonë për mbledhje, se te e vetja ka strehuar maskat

22/10/2026

Përsiatje pas një artikulli të Lea Ypit

22/10/2026

Cfurku tridhëmbësh i anarkisë

22/10/2026

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22/10/2026

SPAK ‘godet’ pasuritë e lidhura me grupin kriminal, sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

22/10/2026

“Nuk ka zgjedhje, por farsë”, Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

22/10/2026

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

22/10/2026

“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

22/10/2026

Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

22/10/2026

Procesi i Berlinit në Budva| Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë
  • Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.