AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

‘Suel Çela i ka zgjidhur hall jete’, Salianji ‘shpërthen’ ndaj Nokës: Ke shitur PD dhe zgjedhjet! A e kalon dot oqeanin?

by SHT Media
24/12/2025
in Politikë
6
0
‘Suel Çela i ka zgjidhur hall jete’, Salianji ‘shpërthen’ ndaj Nokës: Ke shitur PD dhe zgjedhjet! A e kalon dot oqeanin?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasjet dhe akuzat mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit po vijojnë prej ditësh në distancë, që kur ish-deputeti nisi foltoret, dhe si “mollë sherri” po trajtohet një personazh i njohur i botës së krimit Suel Çela.

Salianji ka shpërthyer kundër Nokës me një status në rrjete sociale, duke iu përgjigjur numrit 2 të PD-së, i cili në një intervistë televizive deklaroi se Salianji nuk është më pjesë e Kryesisë dhe asnjë strukture në PD, pasi takimin në Elbasan e ka organizuar me Suel Çelën, Ergys Agasin dhe Ben Qimen.

Ish-deputeti thotë se nuk ka asnjë lidhje me këto personazhe dhe i kujton Nokës akuzat për lidhjet e tij me Suel Çelën. “Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH”, nis Salianji shkrimin e tij, ndërsa shton se ai është aryeja kryesore që Partia Demokratike sot ka nevojë për një reformim rrënjësor.

Madje Salianji në mbledhjen e kryesisë i ka kërkuar drejtpërdrejt Nokës dorëheqjen duke e bërë përgjegjësin kryesor të disfatave të njëpasnjëshme që kanë ndjekur vitet e fundit opozitën në zgjedhje. Salianji shkruan se Noka është produkt i një politike të pistë, i cili ka shitur gjithçka, parime e zgjedhje, vetëm për pushtet dhe interes personal.

“Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara. Është akuzuar publikisht nga kolegë për lidhje me krimin e organizuar, përfshirë Suel Çelën. Sot, një gazetar opozitar dha dëshmi publike për takime të Mulit me Suel Çelën. Në Kukës u denoncua nga kandidati ynë se shiti bashkinë për interesa të ulëta, duke hapur rrugë Safet Gjicit dhe rrethit kriminal që e shoqëronte. Për këtë arsye është non grata nga demokratët e Kukësit. Non grata politike mes atyre që i tradhtoi”, thuhet në postimin e ish-deputetit.

Ish-deputeti ka postuar dhe një moment nga emisioni “Jashtë Kontrolli” ku gazetari Almer Toska thotë se Suel Çela, kreu i një prej bandave më të forta kriminale në vend me bazë në Elbasan, i ka zgjidhur hall jete Flamur Nokës. Dhe për shkak të lidhjeve me krimin, Salianji thotë se Noka nuk e kalon dot oqeanin. Akuzat se Noka është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe i artikuloi pak ditë më parë edhe demokrati Andi Mema.

Salianji e mbyll postimin e tij duke lënë të kuptohet për lidhje të Flamur Nokës me biznesmenin Ergys Agasin, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me dosjen e AKSHI-t.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit

“Flamur Noka është aksidenti më i madh politik në 35 vite PDSH dhe arsyeja ulëritëse se pse kjo parti ka nevojë urgjente për reformim!

Ai nuk është thjesht një gabim politik, as vetëm idiot apo i përdorur si gojëprishur për të zhvendosur vëmendjen! Ka njerëz që mbajnë flamurin për ideal. Ka edhe nga ata që e përdorin Flamurin pa ideal për të goditur kë t’u dalë përpara.

Ai është  produkt i qëllimshëm i politikës së pistë: pazare, shërbime, nënshtrim dhe tregti interesi. Një figurë që ka shitur gjithçka që ka pasur mundësi: parime, njerëz, zona, zgjedhje, mjafton të ketë pak pushtet dhe përfitim personal.

Modeli i tij mban shumë qytetarë larg politikës dhe shumë profesionistë larg Partisë Demokratike. Por nuk do e lejoj.

Është akuzuar publikisht nga kolegë për lidhje me krimin e organizuar, përfshirë Suel Çelën. Sot, një gazetar opozitar dha dëshmi publike për takime të Mulit me Suel Çelën. Po e postoj videon

Si kjo ka dhe akuza të drejtpërdrejta për pazare me ministra, për shërbim ndaj oligarkëve dhe për rol aktiv në mbajtjen në këmbë të regjimit të Edi Ramës.

Në Kukës u denoncua nga kandidati ynë se shiti bashkinë për interesa të ulëta, duke hapur rrugë Safet Gjicit dhe rrethit kriminal që e shoqëronte. Për këtë arsye është non grata nga demokratët e Kukësit. Non grata politike mes atyre që i tradhtoi.

Një humbës serial, fytyra e dështimit në çdo palë zgjedhje që nga viti 2013, por gjithmonë fitues në pazare personale.

Kam disa ditë që duroj baltën për hir të demokratëve, me bindjen se duhet të heshtim për t’i qëndruar përballë qeverisë por disa si ky paskan interesin e kolltukut jo të demokratëve! Personalisht vetëm kam denoncuar bandat e kartelet nga jugu në veri e kur më akuzon për lidhje me krimin një njeri si Flamuri që nuk kalon dot as kufijtë, as det e as oqean për shkak të këtyre lidhjeve, për shkak të korrupsionit, grabitjes së pronave të të varfërve, apartamenteve të të pastrehëve dhe tregtisë së vendeve të punës, nuk është sulm por dëshmi që jam në rrugën e duhur! Një medalje nderi në luftën kundër krimit dhe karteleve kriminale e politike.

Për lidhjet me Ergys Agasin prisni dhe pak dhe do t’i shihni: bizneset, ortakëritë dhe bashkëpunimet. E vërteta ka këtë zakon: del gjithmonë dhe nuk pyet as për zhurmë, as për mbrojtje politike.

Sa më përket mua, zero lidhje me këtë kategori. Kaq për sot. Pas çdo përmendjeje tjetër do të sjell dëshmi, fakte dhe do të demaskoj çdo pacipësi që thuhet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dhëndër Kafsha

04/09/2026

Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë

03/09/2026

Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

03/09/2026

KLP në degradim/ Kaos, akuza dhe fyerje mes anëtarëve; gara për Kryeprokurorin mbetet peng

03/09/2026

Vasil Bedinaj me dy figura të krimit mori leje për resort në pronën që bleu dy herë Luani i Deltës, dyshime për falsifikime, projekti në Palasë. Gjobëvënia 5 milionë euro, mashtrim

03/09/2026

Si e zbuti Edi Rama me një licencë “Kaçin e Zi”?

03/09/2026

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

03/09/2026

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

03/09/2026

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

03/09/2026

Misteri i “rënies” nga dritarja në 1948, zhvarroset trupi i Jan Masaryk për t’i dhënë fund spekulimeve të Luftës së Ftohtë

03/09/2026

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

02/09/2026

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

02/09/2026

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje: AAPSK merr kontrollin, mbrohen blerësit e apartamenteve

02/09/2026

Tragjedia në Vaun e Dejës/ Urgjenca sqaron vonesën: Ambulanca ishte me defekt, dy mjete u nisën nga Shkodra

01/09/2026

Shkëlqim Verdha 11 milionë euro para publike për pajisje mjekësore skarco, si e saboton sektorin publik për të marrë tendera

01/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dhëndër Kafsha
  • Thellohet konflikti për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, KLGJ dhe Ministria e Financave përplasen në distancë
  • Ngjarje tragjike në Itali/ 36-vjeçari rrëmben ish-partneren dhe e hedh nga ura, më pas i jep fund jetës

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.