AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga

by SHT Media
23/12/2025
in Botë
6
0
Vjedhja në Pallatin Elysee, sendet prej porcelani dhe argjendi me vlerë deri në 40 mijë euro përfundojnë për shitje në faqe online! 3 bien në pranga
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për një periudhë prej të paktën dy vitesh, objekte porcelani dhe argjendi që i përkisnin Presidencës Franceze, hiqeshin gradualisht nga magazinat e Pallatit Elysee dhe përfundonin ose në platforma online të shitjes, ose në duar private. 

Çështja çoi tre burra përpara drejtësisë, të akuzuar për vjedhje dhe pranimin e objekteve të vjedhura që përbëjnë pjesë të trashëgimisë kulturore. 

Sipas gazetës Le Figaro, hetimi nisi pas një raportimi të brendshëm, kur u konstatuan mungesa të përsëritura të objekteve që përdoreshin në darka zyrtare ose ekspozoheshin në rezidencën presidenciale. Dëmi vlerësohet nga 15.000 deri në 40.000 euro. Fabrika e porcelanit Sèvres, furnizues historik i pallatit presidencial, identifikoi objekte të dyshimta për shitje në faqe të specializuara online, çka i çoi autoritetet te një punonjës i Presidencës. 

I akuzuari kryesor është Tomas M., përgjegjës i mensës presidenciale dhe i objekteve prej argjendi. Sipas dosjes hetimore, ai bashkëpunonte me Damjan Z., administrator i një kompanie që merret me shitje online të enëve të tavolinës. Në një llogari shitësi në internet, që i atribuohet këtij të fundit, u gjetën objekte me vula zyrtare, të regjistruara dhe të numëruara, gjë që bëri të mundur identifikimin e tyre. 

Të dy burrat u arrestuan më 16 dhjetor nga autoritetet e Parisit. Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrolleve u gjetën rreth 100 objekte në ambiente personale, automjete dhe banesa. Mes tyre kishte enë të vjetra, gota Baccarat, objekte të René Lalique dhe porcelan Sèvres nga servise historike. 

Në çështje është përfshirë edhe një i tretë i akuzuar, Gislen M., punonjës i Muzeut të Luvrit, i cili dyshohet se ka blerë një pjesë të objekteve të vjedhura. 

Presidenca Franceze ka rikuperuar pothuajse të gjitha objektet e vjedhura. Të tre të akuzuarit u dërguan përpara drejtësisë më 18 dhjetor. Ata përballen me dënime deri në 10 vite burg dhe gjoba që arrijnë deri në 150.000 euro. Seanca gjyqësore u shty për më 26 shkurt 2026, ndërsa deri atëherë të pandehurit janë vendosur nën mbikëqyrje gjyqësore me masa kufizuese. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

22/10/2026

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

22/10/2026

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

22/10/2026

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

22/10/2026

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

22/10/2026

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

22/10/2026

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

22/10/2026

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

22/10/2026

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

22/10/2026

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

22/10/2026

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

22/10/2026

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

22/10/2026

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

22/10/2026

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

22/10/2026

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?
  • “Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.