AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dhunuan drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, arrestohet 58-vjeçari bashkë me dy djemtë e tij

by SHT Media
23/12/2025
in Kronikë
6
0
Dhunuan drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, arrestohet 58-vjeçari bashkë me dy djemtë e tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Vlorës ka arrestuar Irfan Dalipaj, 58 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Drisild Dalipaj, 27 vjeç, dhe Fabio Dalipaj, 23 vjeç, pas një episodi dhune dje gjatë kontrolleve për lirimin e hapësirave publike. 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi dje në rrethrrotullimin e Nartës, ku të arrestuarit ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos. Gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, me fokus lirimin e hapësirave publike, ata ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Vlorë, shtetasit D. K., 33 vjeç. 

Kur punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor ndërhynë, tre të arrestuarit vijuan dhunën, duke shkaktuar dëmtime trupore edhe ndaj efektivëve të policisë. Njëri prej punonjësve u detyrua të qëllojë një herë në ajër me armën e shërbimit, për të zbrapsur sulmuesit, pa shkaktuar lëndime. 

Punonjësit e policisë që u përfshinë në incident ndodhen aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. 

Ndaj autorëve rëndojnë veprat penale “Dhuna ndaj punonjësve të Policisë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 22.12.2025, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës, ku këta shtetas ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos, gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, me fokus lirimin e hapësirave publike, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT në Bashkinë Vlorë, shtetasit D. K., 33 vjeç. 

Menjëherë pas konstatimit të sulmit fizik, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë ndërhyrë për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme, por këta shtetas kanë vijuar dhunën fizike edhe ndaj punonjësve të Policisë, duke iu shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë kësaj kohe, njëri prej punonjësve të Policisë ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, me qëllim zbrapsjen e sulmit nga tre autorët, pa shkaktuar lëndime. Punonjësit e Policisë aktualisht ndodhen të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

22/10/2026

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

22/10/2026

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

22/10/2026

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

22/10/2026

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

22/10/2026

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

22/10/2026

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

22/10/2026

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

22/10/2026

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

22/10/2026

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

22/10/2026

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

22/10/2026

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

22/10/2026

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

22/10/2026

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

22/10/2026

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?
  • “Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.