• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Merrte para për të ndikuar te gjyqtarët, GJKKO dënon avokatin(EMRI)

17/12/2025
in Kronikë
SPAK mbyll hetimet për dosjen “Revanshi 2”, çon për gjykim Astrit Avdylin, Emiljano Shullazin, Leonard Dukën dhe bashkëpunëtorët e tjerë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në çështjen penale ndaj avokatit Bardhi Koçi dhe Pranvera Meshi, të akuzuar për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Pas zhvillimit të gjykimit me procedurë të shkurtuar, gjykata e deklaroi fajtor Bardhi Koçin për tre episode të kësaj vepre penale. Atij iu caktua një dënim përfundimtar prej 1 vit e 8 muaj burg, i cili u pezullua, duke u vendosur në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj.

Gjithashtu, Koçit iu hoq e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit për një periudhë 3-vjeçare. Fajtore u shpall edhe Pranvera Meshi, e cila u dënua me 8 muaj burgim, por gjykata vendosi përjashtimin e saj nga vuajtja e dënimit.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Bardhi Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ (në tre episode), parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, si dhe Pranvera Meshi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal.”

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua sipas rregullave të gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 81, datë 17.12.2025, vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (episodi 1), parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi për të njëjtën vepër penale (episodi 2), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi për të njëjtën vepër penale (episodi 3), dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

  4. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Bardhi Koçi me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

  5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Bardhi Koçi me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

  6. Në zbatim të neneve 30/5 dhe 35 të Kodit Penal, caktimin e dënimit plotësues ndaj të pandehurit Bardhi Koçi, heqjen e së drejtës për të ushtruar funksionin e avokatit për një periudhë 3 (tre) vjeçare.

  7. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Bardhi Koçi, duke u vendosur në provë për një periudhë 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës.

  8. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës:
    a) t’u përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës;
    b) të marrë pëlqimin e kësaj zyre për çdo ndryshim të vendbanimit.

  9. Në bazë të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar me vendimin nr. 61006-00434-002025, datë 29.07.2025, të Gjykatës së Lartë.

  10. Deklarimin fajtore të të pandehurës Pranvera Meshi për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

  11. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Pranvera Meshi me 8 (tetë) muaj burgim.

  12. Në bazë të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Pranvera Meshi.

  13. Në zbatim të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, caktuar me vendimin nr. 10, datë 27.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

  14. Lidhur me provat materiale, në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata disponon:

  • 1 (një) aparat celular i markës iPhone 13, model MLPH3B/A, me numër serial dhe IMEI përkatës, në përdorim të shtetases Pranvera Xh. Meshi, t’i kthehet të pandehurës;

  • 1 (një) USB e markës “Verbatim”, sipas aktit të ekspertimit nr. 209, datë 23.07.2025, të mbetet pjesë e akteve të dosjes.

  1. Në bazë të nenit 224 të Kodit të Procedurës Penale, CD-të e përgjimeve dhe të dhënat e kompanive celulare mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

  2. Shpenzimet hetimore në vlerën 5,258.1 (pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë pikë një) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, u ngarkohen solidarisht të pandehurve.

  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!