AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Rusia hakmerret me raketa në Vishgorod, viktima dhe të plagosur

by SHT Media
30/11/2025
in Botë
6
0
Rusia hakmerret me raketa në Vishgorod, viktima dhe të plagosur
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raketa ruse përfunduan në Vishgorod, duke lënë viktima dhe disa të plagosur. Konfirmimi erdhi nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave në Kiev.

Në pamjet e siguruara nga Reuters shfaqen zjarrfikësit duke shuar flakët në ndërtesa që digjeshin. Ndërsa në një video tjetër shfaqet një operacion evakuimi i banorëve.

Ky bombardim ndodhi pas një sulmi tjetër rus që shënjestroi kryeqytetin, ku humbën jetën të paktën 6 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Pavarësisht situatës në frontin e luftës, Ukraina po negocion me SHBA mbi kushtet e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Ekipi ukrainas, i drejtuar nga Rustem Umerov, këshilltar për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Ukrainës, është ulur në bisedime në Florida me zyrtarë amerikanë. Pjesë e tij do të jenë sekretari i shtetit Marco Rubio, i dërguari special i Trump Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Jared Kushner.

Në këtë takim do të përpunohet një variant i përbashkët i planit të paqes së Trump me 28 pika, pasi më herët u kritikua në Europë për favorizim të madh të palës ruse. Pas takimit në Florida, Witkoff pritet gjithashtu të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për të finalizuar propozimin amerikan.

Ndërkaq, autoritetet franceze njoftuan se presidenti Emmanuel Macron do të presë Zelenskyn në Paris të hënën për të diskutuar kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe me garanci të forta sigurie për Ukrainën dhe Europën.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!

27/10/2026

Gënjejmë se na intereson!

27/10/2026

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

27/10/2026

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

27/10/2026

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

27/10/2026

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

27/10/2026

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

27/10/2026

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

27/10/2026

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

27/10/2026

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

27/10/2026

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

27/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Berisha urdhëron PD-në të zbresë përsëri në shesh dhe thërret tjetër protestë kombëtare të shtunën!
  • Gënjejmë se na intereson!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.