AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Përplasja PD-BE për zgjedhjet/ Zogaj: Opozita po gabon, Marta Kos foli në emër të Evropës

by SHT Media
26/11/2025
in Politikë
6
0
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Debati i ndezur mes Partisë Demokratike dhe institucioneve të Bashkimit Evropian pas deklaratave të Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, ka qenë tema qendrore e emisionit “Trialog” në RTSH. Nën moderimin e Alba Alishanit, paneli i përbërë nga analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo, ka zbërthyer lëvizjen e fundit të opozitës dhe reagimin ndaj Brukselit.

Analisti Preç Zogaj ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj strategjisë së PD-së, duke e cilësuar qasjen konfliktuale me ndërkombëtarët si një rrugë pa krye.

Marrëdhënia konfliktuale Berisha-Perëndim

Sipas Zogajt, historia po përsëritet. Ai theksoi se marrëdhëniet e Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, sa herë që ai ndodhet në opozitë, kanë qenë historikisht problematike.

“Marrëdhëniet e Berishës me BE dhe SHBA, kur është në opozitë, kanë qenë konfliktuale,” u shpreh Zogaj, duke theksuar se kjo është një vazhdimësi e një cikli të vjetër politik.

Mbrojtja e Komisioneres Kos

Lidhur me deklaratën e shumëdiskutuar të Komisioneres së Zgjerimit, e cila i cilësoi zgjedhjet “të lira dhe të ndershme”, Zogaj tha se ajo nuk flet si individ, por si zëri i qeverisë evropiane.

“Kur zyrtarët e lartë të BE-së flasin për integrimin, ata nuk flasin personalisht, por në emër të qeverisë së BE-së që kryesohet nga Ursula von der Leyen,” sqaroi analisti.

Ai solli në vëmendje edhe faktin se Kos vjen nga Sllovenia, një vend që historikisht ka mbështetur Shqipërinë.

“Politikanët sllovenë kanë dëshmuar që janë më dashamirës për Shqipërinë. Dëshmi për këtë është edhe Tanja Fajon, e cila bëri çmos për liberalizimin e vizave,” tha ai.

Raporti i OSBE-së

Duke analizuar raportin e OSBE/ODIHR, mbi të cilin opozita bazon akuzat e saj, Zogaj argumentoi se raporti përmban kritika për të gjitha palët dhe jo vetëm për qeverinë. Ai bëri një paralele historike me vitin 1996:

“Edhe në 1996 raporti i OSBE/ODIHR i bëri blozë zgjedhjet në vend. Por në dorë më pas procesin e morën SHBA dhe BE. Raporti ka damkosje për të gjithë.”

Në mbyllje, Zogaj dha një mesazh të qartë për strategjinë e opozitës: “Opozita nuk fiton asgjë duke bërë kontrapedalin për integrimin. Për mua ajo duhet të jetë një hap para qeverisë, në pararojë të këtij procesi. Nga të bërit anëtarë fiton i gjithë vendi.”

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori

28/10/2026

Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

28/10/2026

Raporti thirrje OKB: Ndryshimi i klimës të shpallet emergjencë shëndetësore, ndikimet nuk mund të injorohen më

28/10/2026

Arabia Saudite marrëveshje 1 miliard dollarëshe me Iranin për të ndalur sulmet e Huthëve! Prapaskenat e negociatave sekrete

28/10/2026

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

28/10/2026

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

28/10/2026

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

28/10/2026

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

28/10/2026

Trump: Mbështetja ime e ndihmoi shumë Netanyahun në zgjedhjet e djeshme në Izrael

28/10/2026

Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

28/10/2026

Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

28/10/2026

Qeveria shqyrton sot buxhetin 2027, parashikohen 10 miliardë euro, kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat

28/10/2026

Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

28/10/2026

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait në Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori
  • Pogradec, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet Denis Meçe

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.