AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump bie në sondazhe. Çmimet e larta dhe rasti Epstein e fundosin

by SHT Media
19/11/2025
in Botë
6
0
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analizë nga Iacopo Luzi, La Stampa

WASHINGTON

Pas dhjetë muajsh nga fillimi i presidencës së tij të dytë, presidenti amerikan Donald Trump, ka arritur pikën më të ulët të popullaritetit mes qytetarëve amerikanë.

Numrat nuk lënë dyshime: pëlqyeshmëria e tij ka rënë deri në 38%, niveli më i ulët që nga kthimi i tij në pushtet.

Një rënie prej 9 pikësh krahasuar me janarin, kur ai kishte një mbështetje prej 47% , gjë që e ka bërë të bjerë afërsisht në të njëjtin nivel të miratimit që kishte paraardhësi i tij, Joe Biden, në fund të mandatit të tij (35%).

Norma aktuale e popullaritetit e mban, megjithatë, ende larg nga 33%, që kishte në fund të presidencës së tij të parë, kur ai përpiqej të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2020 dhe inkurajonte njerëzit e tij të sulmonte Kapitolin, për të ndaluar certifikimin e rezultateve.

Këtë rënie popullariteti e zbulon një sondazh i fundit i kryer në ditët e fundit nga kompania e hulumtimeve Ipsos dhe agjencia Reuters, që tregon se amerikanët janë të pakënaqur me mënyrën sesi republikani po menaxhon, pa sukses të madh, problemin e kostos së lartë të jetesës në SHBA dhe hetimin mbi rastin Jeffrey Epstein, financieri i ndjerë i dënuar për krime seksuale dhe pedofili.

Sondazhi, gjithashtu, është publikuar kur ndikimi i Trump mbi Partinë Republikane po tregon shenja të dobësimit. Këtë të martë, për shembull, Dhoma e Përfaqësuesve, me shumicë republikane, ka miratuar një masë, duke e bërë të detyrueshme publikimin e dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë mbi Epstein.

Trump ka kundërshtuar vendimin për muaj me radhë dhe ka ndryshuar qëndrimin vetëm këtë të diel, kur ligjvënësit po përgatiteshin të vazhdonin edhe përballë rezistencës së tij.

Vetëm 20% e amerikanëve, përfshirë vetëm 44% të republikanëve, aprovojnë mënyrën se si Trump ka menaxhuar deri tani rastin Epstein. Rreth 70% e të intervistuarve, përfshirë 87% të demokratëve dhe 60% të republikanëve, mendojnë se qeveria po fsheh informacione mbi klientët e Epstein.

Bie mbështetja edhe tek republikanët

Trump ka kaluar shumë kriza gjatë karrierës së tij politike, përfshirë disa procese ligjore, pas largimit si president në vitin 2021. Megjithatë, ai gjithmonë ka ruajtur një nivel të fortë mbështetjeje mes votuesve republikanë.

Megjithatë, sondazhi i ri Reuters/Ipsos tregon se edhe mes mbështetësve të tij, popullariteti po bie, me një rënie prej 5% krahasuar me 87%, në fillim të muajit.

Trump, veçanërisht, po përjeton të njëjtën problematikë që ka prekur Joe Biden dhe situata ndikoi që të rikthehej ish-presidenti në Shtëpinë e Bardhë, duke mundur Kamala Harris.

“Është e gjitha çështje çmimesh”, thotë Doug Heye, strateg politik republikan. “Njerëzit janë të zemëruar kur dalin dhe shpenzojnë para në supermarket, dhe nuk mund ta besojnë se sa po shpenzojnë”.

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara ka mbetur i lartë edhe pas marrjes së detyrës nga Trump në janar. Çmimet e konsumit në SHBA janë rritur me 3% gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht dobësimit të tregut të punës dhe qindra mijëra personave, që kanë humbur vendin e punës kohët e fundit.

Politika ekonomike e republikanit për të vendosur tarifa mbi pothuajse të gjitha mallrat e importuara në SHBA ka luajtur një rol thelbësor, sipas shumë ekonomistëve, në rritjen e çmimeve në përgjithësi. Vendimi i Trump, javën e kaluar, për të ulur tarifat mbi disa produkte bazë si kafe, mish viçi dhe banane, ka qenë pak efikas, për të qetësuar frustrimin e amerikanëve.

Kriza e popullaritetit të Trump mund të dëmtojë dhe ligjvënësit republikanë

Kriza e popullaritetit të presidentit Trump mund të dëmtojë edhe ligjvënësit republikanë në zgjedhjet e ardhshme të gjysmës së mandatit të Kongresit, të parashikuara për fundin e 2026.

“Ajo që po shohim është ndoshta testi më i rëndësishëm i presidencës së tij në termat e ndikimit mbi Partinë Republikane”, tha Mike Ongstad, analist politik dhe strateg i pavarur.

Megjithatë, nuk është gjithçka e humbur: sipas sondazhit Reuters/Ipsos, votuesit vazhdojnë të konsiderojnë Partinë Republikane të Trump si një parti me një qasje më të mirë ndaj politikës ekonomike sesa demokratët.

Sipas analistëve, nëse Trump arrin të ulë çmimet e produkteve dhe inflacionin në muajt e ardhshëm, skenari i zgjedhjeve të ardhshme mund të jetë më pak katastrofik. Në atë rast, pak do të kishte rëndësi se çfarë thonë sondazhet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

29/10/2026

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

29/10/2026

OKB: Më shumë se 280,000 njerëz janë zhvendosur nga luftimet në Jemen

29/10/2026

Përplasja e trenave në Spanjë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit poshtë vagonëve

29/10/2026

Zjarr dhe rrjedhje radioaktive në kompleksin bërthamor të Karolinës së Jugut, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

29/10/2026

U largua në SHBA, Bolsonaro pretendon se është udhëheqësi i vërtetë i Brazilit

29/10/2026

Pushtetin sot. Aftësitë nesër. Po faturën kush e paguan?

29/10/2026

DETAJE / Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit

29/10/2026

Zbardhet vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, italiani rrëfen krimin dhe tregon pse e hodhi trupin në pus

29/10/2026

Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti

29/10/2026

Trump shqyrton sulme të reja ndaj Iranit, Hegseth shkarkon gjeneralin e lartë të Pentagonit

29/10/2026

Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok

29/10/2026

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

29/10/2026

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

29/10/2026

Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister
  • Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.