AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Dy ministra japin dorëheqje pas skandalit të korrupsionit

by SHT Media
13/11/2025
in Botë
6
0
Dy ministra japin dorëheqje pas skandalit të korrupsionit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Energjisë dhe ministri i Drejtësisë në Ukrainë kanë dhënë dorëheqje të mërkurën, njoftoi Qeveria, pas akuzave për përfshirje në një skandal të gjerë korrupsioni në sektorin e energjisë së vendit.

Hetuesit dyshojnë se një aleat kyç i presidentit Volodymyr Zelensky e ka orkestruar një skemë ryshfeti prej 100 milionë dollarësh për të përvetësuar fonde, gjë që ka shkaktuar zemërim publik në një kohë kur vendi po përballet me ndërprerje të mëdha të rrymës, për shkak të sulmeve ruse.

Ukraina është përballur kamotshëm me korrupsion, dhe lufta kundër korrupsionit shihet si një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zelensky më herët kishte kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, German Galushchenko, i cili sipas hetuesve ka marrë “përfitime personale” nga skema, si dhe të ministres së Energjisë, Svitlana Grynchuk.

Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht, dhe Grynchuk nuk është përmendur si përfituese e drejtpërdrejtë e skemës.

“Ministri i Drejtësisë dhe ministrja e Energjisë nuk mund të qëndrojnë më në detyrë”, tha Zelensky në një video të publikuar në rrjete sociale.

Pak më vonë, të dy paraqitën letrat e dorëheqjes, bëri të ditur kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

Skandali ka shkaktuar reagime të forta mes qytetarëve ukrainas, të cilët po përballen me mungesa të shpeshta të ngrohjes dhe energjisë për shkak të bombardimeve ruse.

“Është neveritëse”, tha për AFP-në Davyd, i cili nuk dëshiroi ta tregonte mbiemrin.

“Ata po na shkatërrojnë neve, reputacionin tonë dhe të ardhmen tonë. Nuk do të kemi të ardhme nëse kemi njerëz të tillë të korruptuar”, shtoi ai, duke shprehur shqetësim se si do të ndikojë ky skandal tek mbështetësit kryesorë të Kievit në BE.

Akuzat lidhen me ryshfete nga kontrata që përfshijnë Energoatomin, operatorin shtetëror të energjisë bërthamore dhe furnizuesin më të rëndësishëm të energjisë elektrike në vend.

Grynchuk e zëvendësoi Galushchenkon në postin e ministres së Energjisë gjatë verës.

Parlamenti i Ukrainës duhet t’i miratojë zyrtarisht dorëheqjet e tyre.

Partia opozitare e ish-presidentit Petro Poroshenko ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.

Këtë javë, autoritetet kundër korrupsionit kanë arrestuar disa persona në kuadër të operacionit.

Duke i urdhëruar ministrat të japin dorëheqjen, Zelensky tha se është “plotësisht e papranueshme që ende ekzistojnë skema (korrupsioni) në sektorin e energjisë”, ndërsa ukrainasit vuajnë çdo ditë nga ndërprerjet e energjisë.

Rusia ka goditur rrjetin energjetik të Ukrainës me sulme të vazhdueshme me dronë dhe raketa. Kievi i quan sulmet cinike dhe thotë se kanë për qëllim t’i lënë miliona ukrainas në errësirë dhe të ftohtë gjatë dimrit.

Sipas hetuesve skema e korrupsionit është orkestruar nga Timur Mindich, një ish-bashkëpunëtor biznesi i Zelenskyt.

Mindich është bashkëpronar i kompanisë së prodhimit Kvartal 95, e themeluar nga Zelensky kur ai ishte aktor komik, përpara se të hynte në politikë.

Mindich u largua nga vendi pak para se të bëheshin publike akuzat, të hënën, sipas shërbimit kufitar shtetëror.

Zelensky nuk ka komentuar për rolin e Mindich në këtë skemë, por kryeministrja Svyrydenko tha se po vendos sanksione personale ndaj tij dhe një tjetër biznesmeni të akuzuar, Oleksandr Tsukerman.

Kvartal 95, që prodhoi serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit” të Zelenskyt, deklaroi se hetimet “nuk kanë lidhje me punën e studios”.

Skandali paraqet një provë të madhe për Zelenskyn, i cili është akuzuar për përqendrim të pushtetit dhe heshtjen e kritikëve pas pushtimit rus.

Më herët këtë vit, pati një reagim të madh nga publiku dhe nga Brukseli për përpjekjet e qeverisë për ta kufizuar pavarësinë e dy institucioneve kryesore kundër korrupsionit që po hetojnë dhe ndjekin këtë rast. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë

30/10/2026

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

30/10/2026

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

30/10/2026

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

30/10/2026

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

30/10/2026

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

30/10/2026

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

30/10/2026

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

30/10/2026

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

30/10/2026

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

30/10/2026

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

29/10/2026

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

29/10/2026

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

29/10/2026

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

29/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë
  • Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.