AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Vrasja në Rinas një nga më të sofistikuarat”, profesori i Drejtësisë: Policia të mësojë të rrethojë vendin e ngjarjes, jo si të përdorë dronin

by SHT Media
12/11/2025
in Kronikë
6
0
U ekzekutua në atentatin mafioz në Rinas, krahu i djathtë i Shullazit erdhi sot nga Barcelona! Autorët e zunë në pritë pak pasi..
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një atentat me karakter profesional, i kryer më 11 nëntor pranë zonës së Rinasit, tronditi kryeqytetin dhe la pas një të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Viktima, Gilmando Dani, u qëllua me rreth 20 plumba dhe vdiq në vend; i plagosur mbeti Muçi Shaljani “Sheqeri”, i goditur me 10 plumba, dy prej tyre në kokë, ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. 

Për ngjarjen foli në emisionin e Klan News profesori i drejtësisë Kreshnik Myftari, i ftuar nga gazetari Besard Jacaj. Myftari e vlerësoi atentatin si një nga më të sofistikuarit që ka parë në dekadën e fundit dhe kërkoi masa strikte proceduriale nga institucionet e hetimit. 

“Vrasja më parë më e sofistikuar, më e sinkronizuar e pothuajse 10 viteve të fundit. Kisha kohë që nuk dëgjoja, nuk shikoja vrasje me pritë të kësaj natyre, duke filluar që nga planifikimi deri te ekzekutimi dhe sinkronizimi i veprimeve të autorëve. Jam shtangur kur e kam parë,” tha Myftari, duke përshkruar elementët që e bëjnë ngjarjen të pazakontë për standardet vendase. 

Myftari u ndal te precizioni i autorëve dhe mënyra e ekzekutimit: “Përfundimi i objektivit është në një distancë rreth 30 metra, mënyra e afrimit me një qetësi, me një ngadalësi, me një vetësiguri, sepse është vetësiguri e jashtëzakonshme dhe kemi një sinkronizim të veprimeve të autorëve dhe e bën një nga ngjarjet më të sofistikuara.” 

Ai përshkroi se të gjithë sulmuesit dinin rolin e tyre dhe vepruan të koordinuar: “Të gjithë kanë veprimet e sinkronizuara, të gjithë e dinë rolin e tyre, të gjithë e dinë çfarë do të kryejnë. I mbledhin provat, të gjitha armët që i kanë rënë aty, sepse të kryesh një vrasje në atë orë nuk është e thjeshtë.” 

Sipas pamjeve filmike dhe informacioneve të para, gjithçka ka zgjatur sekonda, por planifikimi qëllimisht duket se ka qenë i gjatë. Autorët dyshohet se kishin vëzhguar mjetet që përdorën disa ditë më parë, duke ngritur dyshime për mbështetje informatore. 

Myftari ngriti dyshime serioze për praninë e informacionit të brendshëm: “Një nga mundësitë është që të kenë pasur një informator brenda, përtej informacioneve që mund t’u kenë ardhur nga zyrtarë të aeroportit. Megjithatë, ajo që do t’i japë shpjegim të plotë ngjarjes, është fakti se ky mjet apo mjete të tjera i kanë vëzhguar, i kanë pritur për disa ditë në atë vend.” 

Ai shtoi gjithashtu se automjeti i viktimës nuk ishte i blinduar: “Automjeti nuk ka qenë i blinduar, por ka një lloj modifikimi… Deri në një lloj kalibri ato xhama rezistojnë; por jo përballë armëve luftarake më të fuqishme që përdoren sot.” 

Myftari vuri në dukje se kjo mungesë vigjilence, përplasur me profesionalizmin e autorëve, krijon një kombinim fatal: “Kjo është mungesë vigjilence e personave, duke ditur edhe konfliktet dhe ngjarjet ku janë të përfshirë; pra nuk e kanë menduar që një pritë mund t’u ngrihej në atë vend dhe në atë kohë.” 

Eksperti i drejtësisë bëri apel të qartë për policinë dhe strukturat e hetimit: “Ne duhet të bëjmë veprimin procedurial, nga rrethimi i vendit të ngjarjes, piketimi e të gjitha me radhë. Duhet të bëjmë veprimin; mund të ndodhë që aty të kenë lënë një qime të dorës, mund të jetë një thua.” 

Ai kritikoi trendin e mbështetjes ekskluzive te teknologjia, duke nxjerrë në pah rreziqet e besimit vetëm tek pajisjet: “Droni është shumë i sofistikuar për policinë shqiptare; duhet të mësojnë të rrethojnë vendin e ngjarjes dhe të mos lejojnë individë kuriozë të futen në vendin e ngjarjes.” 

Myftari theksoi se hetimet duhet të përqendrohen në analizën e pamjeve filmike, verifikimin e automjeteve të përdorura, hetimin e mundësive të mbështetjes informatore dhe analizën balistike të armëve. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.