AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Kosova, sërish leksion Shqipërisë për votat

by SHT Media
10/11/2025
in Politikë
6
0
Kosova, sërish leksion Shqipërisë për votat
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar sot, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar përfundimin e numërimit të të gjitha 105 vendvotimeve. Kjo ishte e vetmja komunë ku vijonte numërimi i votave në Kosovë, pasi në të gjitha komunat e tjera, procesi kishte përfunduar para mesnate.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar zgjedhjet me 53.47% të votave, ose 17 mijë e 837 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka marrë 46.53% të votave, ose 15 mijë e 522 vota.

Dy vendvotime kishin mbetur të panumëruara gjatë natës së kaluar, por numërimi u mbyll sot pa incidente dhe pa pretendime për manipulime siç raporton Klan Kosova.

Zyrtarët e KQZ-së raportuan se procesi ishte i shpejtë dhe i qetë, me shpalljen e rezultateve vetëm dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Ky proces tregon një kontrast të dukshëm me zgjedhjet e zhvilluara njëkohësisht në Shqipëri, ku numërimi i votave në pesë bashki të pjesshme, përfshirë Tepelenën, Vlorën, Beratin, Cërrikun dhe Matin, u vonua më shumë.

Pra, Kosova ia përsëriti leksionin e proceseve zgjedhore Shqipërisë. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe në orën 21:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet. Çdo parti e mori vesh në 2 orë fatin e vet. Kush fitoi, festoi dhe kush humbi, pranoi rezultatin. Procesi ishte i shpejtë dhe asnjë parti nuk pati pretendime për manipulime.

Mbrëmjen e kaluar, kur në Prishtinë u shpall rezultati, në Tiranë KQZ njoftoi se sapo kishte nisur numërimi i kutisë së parë në bashkinë e Tepelenës, një nga pesë njësitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme dhe ku votimi u mbyll në orën 18:00, ashtu si në Vlorë, Berat, Cërrik e Mat.

Në Kosovë, votat numërohen në qendrat e votimit. Ndërsa në Shqipëri, kutitë e votimit mblidhen nga çdo qendër votimi dhe transportohen drejt qendrave të numërimit, ku numërohen manualisht nga komisionerët, shpesh në kushte tensioni politik, në ambiente të mbushura me përfaqësues partish e vëzhgues të shumtë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

30/10/2026

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

30/10/2026

Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë!

30/10/2026

Tryeza Kombëtare/ Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve!

30/10/2026

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

30/10/2026

Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

30/10/2026

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

30/10/2026

Nuk pritën as përgjigjen e Rubios!

30/10/2026

Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

30/10/2026

Edi Rama duhet ta trajtojë Veliajn si kundërshtar politik, jo si një kalama që duhet edukuar

30/10/2026

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

30/10/2026

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

30/10/2026

Katastrofa më e madhe kibernetike, gjigandit të kriptomonedhave “Binance” iu vodhën 6,3 mld USD! Të gjitha rrugët të çojnë në Korenë e Veriut

30/10/2026

Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale

30/10/2026

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!
  • Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.