• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Sfidat e NATO-s/ Mbrojtja 103 mln € për anije luftarake, 13.5 mln € për 2 avionë zjarrfikës! Dronët marrin 14.2 mln €

08/11/2025
in Politikë
Sfidat e NATO-s/ Mbrojtja 103 mln € për anije luftarake, 13.5 mln € për 2 avionë zjarrfikës! Dronët marrin 14.2 mln €

Me një projektbuxhet 100 milionë euro më shumë se viti që po lëmë pas, vëmendja për Ministrinë e Mbrojtjes, ndikuar nga 5%-shi i imponuar nga NATO, duket se është në nivelet e saj më të larta historike. Situatat destabilizuese globale dhe frontet e luftës më afër se kurrë, detyrojnë edhe Shqipërinë të nisë planifikimin e armatosjes.

Me këtë ide, Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet më vonë. Ky investim tregon seriozitetin që Shqipëria ka marrë për sigurinë e mbrojtjes për vitet në vijim. Mbetet e paqartë nëse anija do të blihet jashtë, apo do të prodhohet brenda vendit, me synimin e Shqipërisë për të ndërtuar partneritet me kompani ndërkombëtare që mund të bashkëpunojnë me KAYO-n.

Një tjetër investim disamilionësh është parashikuar. Situata e paprecedentë e zjarreve këtë verë, ku nga veriu në jug u shkrumbuan me mijëra hektarë pyje, me dëme edhe në zona të banuara, qeveria ka parashikuar shtimin e flotës ajrore me të paktën 2 avionë zjarrfikës. Investimi pritet të kapë vlerën e 1.3 miliardë lekëve apo 13.5 milionë eurove dhe që në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet të alokohen 3.1 milionë euro, me synim pagesash, 6.2 milionë euro në 2027-ën dhe 4.1 milionë euro në 2028-ën.

Vitet e fundit, një prej risive më bashkëkohore të luftës janë dronët, të përdorur masivisht në konfliktin Rusi-Ukrainë, duke i konsideruar si të ardhmen e luftimit. Pak kohë më parë, edhe Prishtina bleu me qindra dronë, një pjesë e madhe e të cilëve me synim ruajtjen e hapësirës ajrore. Pas blerjes së 3 dronëve turq “Bayraktar”, në 2022-shin, vendi ynë synon të blejë dronë të tjerë. Përgjatë viteve 2027 dhe 2028 janë parashikuar 14.2 milionë euro për blerje dronësh. Pa një numër të caktuar, Ministria e Mbrojtjes synon që në 2027-ën të shpenzojë 3.5 milionë euro dhe një vit më vonë 4.2 milionë euro, pas 2028-ës pjesa tjetër prej 6.3 milionë euro.

Përgjatë vitit të ardhshëm, Mbrojtja synon të blejë gjithashtu sisteme të tjera komunikimi dhe mbrojtje, armatime të vogla, investime në infrastrukturën detare, ajrore dhe tokësore, e më gjerë.

Shteti shqiptar synon të përmbushë, përveç reformave vendase, edhe angazhimet ndërkombëtare në kuadër të NATO-s. Me këtë buxhet, parashikohet modernizimi i Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet, vijuar pajisjen me armatim të ri, zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike.

Në total, për vitin 2026 projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është 58.9 miliardë lekë ose afro 590 milionë euro. /shqiptarja.com/

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!