AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Analisti Ergys Mërtiri: Problemet e brendshme në PD e bëjnë Berishën të thërrasë protesta

by SHT Media
08/11/2025
in Politikë
6
0
Analisti Ergys Mërtiri: Problemet e brendshme në PD e bëjnë Berishën të thërrasë protesta
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar se protestat e parlajmëruara nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha janë thirrur në mënyrë që Berisha të heqë përgjegjësinë nga humbja e zgjedhjeve të fundit.

Mërtiri renditi disa arsye që Berisha ka bërë thirrje për protesta ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Midis tyre ai specifikoi se vetë Berisha nuk ka bërë një analizë mbi humbjen e zgjedhjeve më 11 maj.

“Berisha është i detyruar të bëjë protesta për disa arsye. Është i detyruar të bëjë protesta pasi ka një humbje të thellë në 11 maj për të cilën akoma nuk ka bërë asnjë analizë, nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka reaguar. Dhe nuk ka protestuar akoma.

Ai sulmoi Lulzim Bashën pasi e largoi kur ai nisi foltoren me idenë se vërtet ia vodhën zgjedhjet Lulzim Bashës, por Luzim Basha nuk bëri asgjë për t’i mbrojtur zgjedhjet dhe nuk bëri protesta pasi ia vodhën.

Ky tashmë ka kaluar muaj, janë gati 7 muaj dhe akoma nuk bërë protesta deri tani dhe është në kontradiktë me veten. Ndërkohë që demokratët mendojnë që ky është mjeshtri i protestave dhe ky premtoi se do ta rrëzonte Edi Ramën me protesta”, u shpreh Mërtiri në RTSH1.

Mërtiri shtoi se problemet e brendshme në Partinë Demokratike dhe mos llogaridhënia për humbjen në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare e shtyjnë Berishën të ndërmarrë aksionin e protestave.

“Në fakt protestat nuk po i bën për të rrëzuar Edi Ramën, por ka një arsye pse bëhen protestat në të tilla kushte kur ti e di që nuk e rrëzon dot kundërshtarin sepse ka një problem të brendshëm, të cilin ti duhet ta zgjidhësh.

Problemi i parë i brendshëm është që nuk ke dhënë llogari për zgjedhjet. Problemi mbetet aty. Në çdo dalje duket sikur i rëndon pikëpyetje se çfarë po bën për të mbrojtur votën e lirë.

Teksa e gjithë shoqëria thotë që ky duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhje në Partinë Demokratike nuk thotë askush se ky duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen, të gjithë thonë ky duhet të qëndrojë. Ka një kontradiktë të thellë”, shpjegoi Mërtiri.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

30/10/2026

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

30/10/2026

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

30/10/2026

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

30/10/2026

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

30/10/2026

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

30/10/2026

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

30/10/2026

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

30/10/2026

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

30/10/2026

Vrau të moshuarin në banesën e tij për para, arrestohet shqiptari në Athinë

30/10/2026

SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën, paketa kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve

30/10/2026

Berisha: PD mbështet protestën studentore, por nuk jemi organizatorë të saj

30/10/2026

Rekord votash në SHBA, rreth 48 milionë amerikane kanë votuar para zgjedhjeve të mesit të mandatit

30/10/2026

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

30/10/2026

“Kur ato janë të pavarura, familjet bëhen më të forta”- Ambasadorja e BE viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi, kthehen në mundësi për gratë!

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg
  • Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.