• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

08/03/2026
in Politikë
Reading Time: 4 mins read
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar në ditën kur përfundon kontrata koncesionare e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, një nga marrëveshjet më të debatuara në sistemin shëndetësor shqiptar gjatë dekadës së fundit.

Në një reagim publik, ai e cilëson këtë kontratë si një “Partneritet për Progres”, duke mbrojtur modelin e partneritetit publik-privat dhe duke argumentuar se shërbimi i sterilizimit solli transformim në kirurgjinë publike, rriti numrin e ndërhyrjeve dhe uli infeksionet spitalore.

Në shkrimin e tij, Beqaj ndalet edhe te hetimet dhe akuzat që janë ngritur ndër vite për këtë koncesion, ndërsa thekson se, sipas tij, rezultatet e kontratës tregojnë se ajo ishte një zgjidhje e drejtë për sistemin shëndetësor shqiptar.

Shkrimi i plotë i Beqajt:

PPP – Partneritet Për Progres

Sot, 8 mars 2026, përfundon kontrata konçesionare e “shërbimeve të integruara të furnizimit të setit te personalizuar steril të instrumentave kirurgjikalë”.
Kontrata është nënshkruar në 10.12.2015, ndërsa hetimet penale për të kanë filluar në 14.12.2015 (vetëm 4 ditë pas nënshkrimit). Janë ngritur në vite akuza për 11 vepra në ndryshme penale dhe ende deri më sot nuk ka një vendim të formës së prerë për këto akuza. Është hetuar deri tani nga 5 prokurorë dhe gjykuar deri tani nga 14 gjyqtarë të ndryshëm. Prokurorët kanë ngritur akuza si në një ruletë ruse, ndërsa gjyqtarët si në një “autoshkollë” të reformës në drejtësi kanë rikulifikuar veprat penale.
Nga nesër, ky shërbim i integruar, do të vazhdojë të ofrohet për pacientët shqiptarë që operohen çdo ditë nga rreth 450 mjekë kirurgë në 110 salla kirurgjikale në të gjithë spitalet publike nga një ndërmarrje publike e krijuar rishtaz enkas për të ofruar këtë shërbim të integruar.
Në 2013, kur mora detyrën e ministrit të shëndetësisë instrumentat kirurgjikalë dhe autokllavat për sterilizimin e tyre datonin në miqësinë me Kinën komuniste (1978). Në qershor të atij viti Instituti i Shëndetit Publik rekomandonte mbylljen e disa sallave kirurgjikale në QSUT për ngarkesë të lartë të patolerueshme mikrobike, ndërsa në nëntor të po atij viti Avokati i Popullit pas një investigimi 2 vjeçar raportonte se infermieret e sallave kirurgjikale i blejnë detergjentët me lekët e tyre sepse spitalet nuk kanë para.
Në vitin 2013, në kushtet e mungesës së fondeve disponibël për investime (40 mln USD ishin detyrimet e prapambetura të ministrisë së shëndetësisë ndaj furnitorëve), e shtrëngesave makro-fiskale për huamarrje publike (në 2013 borxhi publik ishte 74 % e PBB, ndërsa sot është 53 %) dhe të mungesës së meditëmebë (know how) në strukturat tina spitalore, kontrata konçesionare ishte një zgjidhje efikase që i mundësoi brenda vitit 2015 kirurgjisë shqiptare një transformim rrënjësor dhe një kapërcim epokal 35 vjeçar duke e sjellë në standarta të larta europiane bashkëkohore.
Sot ajo zgjidhje e propozuar dhe e realizuar në 2015, dmth lënia nën një përgjegjësi të vetme e të gjitha hallkave të rriskut infeksional në sallat e kirurgjisë, rezulton se paska qenë e mençur, e saktë, e drejtë dhe e qëndrueshme.
Kushdo që mendon dhe deklaron se shteti po shtetëzon “sterilizimin”, gabohet. Për qytetarin shërbimi ka qënë gjithmonë publik, por në sallat operatore është mundesuar në partneritet me sipërmarrjen private.
Kushdo që mendon dhe deklaron se shtetëzimi është dëshmi e dështimit të konçesionit, gabohet. Madje rëndë. Përkundrazi, kjo është dëshmi e suksesit të kontratës.
Për këtë kontratë, në 10 vite, u shpenzuan 12.9 miliardë leke.
Falë kësaj kontrate, në 10 vite, rreth 575 mijë ndërhyrje kirurgjikale u realizuan në kushte optimale steriliteti.
Falë kësaj kontrate, nga 50 mijë operacione në vit në 2013, në 2025 u kryen 67 mije operacione (popullsia nga 3 milionë në 2013, në 2025 është 2,4 milionë). Dmth, në të njëjtat salla kirurgjikale dhe nga të njëjtët mjekë kirurgë, u shërbyen në vitin e fundit të kontratës 35% më shumë pacientë krahasuar me 2013, duke qënë njlherazi kjo edhe rritje me po këtë përqindje e rendimentit të kirurgjisë shqiptare publike.
Falë kesaj kontrate, nga ulja e infeksioneve nozokomiale dhe instrumentave modernë miniinvazivë, ditë qëndrimi mesatar në spital i pacientëve të kirurgjisë u ul 1,7 ditë (nga 6.5 ditë në 4.8 ditë). Pra, në 10 vite u kursyen 970 mije diteqendrimi në spitale. U kursyen dhe 970 mijë ditë invaliditet e sëmundje.
Falë kësaj kontrate, parterët privatë investuan mbi 3 miliardë lekë pajisje e teknollogji të cilat sot i transferohen pa shpërblim ndërmarrjes shtetërore të sapokrijuar.
Falë kësaj kontrate, u furnizuan mbi 100 mijë instrumente kirurgjikale të rinj e bashkëkohorë.
Falë kësaj kontrate, u vunë në punë 10 njësi sterilizimi moderne përveç centralit në QSUT.
Falë kësaj kontrate, shërbimi i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë kryhet sipas standarteve ISO.
Falë kësaj kontrate, u punësuan 280 vetë, shpërblimi mujor i punës të të cilëve derdhi në arkën e shtetit 620 milionë lekë (kontribute e TAP) në 10 vjet. Operatori konçesionar pagoi në arkën e shtetit 280 milionë lekë taksa e tatime direkte.
Falë kësaj kontrate, nga ulja e ndjeshme e infeksioneve nozokomiale, janë shpëtuar çdo vit 40 jetë.
Falë kësaj kontrate shqiptarët kanë jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.
Falë kësaj kontrate, “meditëmebë” e sjellë në 10 vite nga partneri transferohet e gjitha pa shpërblim tek ndermarrja e re shtetërore.
Vendosni vetë në një anë të peshores shpenzimet 12.9 miliardë lekë në 10 vite dhe në anën tjetër përfitimet financiare që paraqita më sipër. Bëjini vetë llogaritë a ka qënë e leverdishme apo jo kjo kontratë. Për shëndetin e shqiptarëve, për cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për financat publike.
Në të gjithë këto vite, nga padija, zilia dhe verbëria politike, PPP-të janë demonizuar shumë. Kjo kontratë është vetëm një nga 235 kontratat konçesionare në Shqipëri të lidhura pas vitit 1990. Por kjo kontratë rezulton se paska qënë dy herë PPP. Përveçse Parteritet Publik – Privat, paska qënë edhe një Partneritet Për Progres.
Javën e ardhshme bëhen 9 vjet që jam larguar nga detyra e ministrit të shëndetësisë. E kam ushtruar atë detyrë për 3.5 vjet (09/2013 – 03/2017). Jam krenar për këtë kontratë dhe sidomos për çfarë u arrit gjatë realizimit të saj si një nga punët e mira që u bënë në shëndetësinë shqiptare kur pata nderin dhe privilegjin të ushtroj deryrën e ministrit.

Stay Connected test

  • 11.9k Followers
  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

23/03/2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

23/03/2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

23/03/2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

23/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport