• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

02/02/2026
in Kronikë
Reading Time: 1 min read
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka finalizuar fazën e pestë të operacionit të koduar “Relay”, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, për goditjen e rasteve të transportimit të emigrantëve ilegalë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë operacionit “Relay 5”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, u arrestua një shtetas maqedonas, J. N., 41 vjeç, i cili u kap në flagrancë në aksin rrugor “Kashar–Thumanë”, duke transportuar dy emigrantë. Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si organizator i këtij rasti.

Sipas hetimeve, 33-vjeçari dyshohet se u ka marrë emigrantëve nga 2 500 euro secilit, me premtimin se do t’i transportonte ilegalisht drejt Italisë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, dy telefona celularë dhe një shumë parash.

Policia bën me dije se po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

AlbTimes

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport