Zyrtare, Romelu Lukaku transferohet tek Inter

Romelu Lukaku tashmë mund të konsiderohet si lojtar i Interit, pasi Manchester United e ka pranuar ofertën e këtyre të fundit.

Belgu zbriti sot në mesnatë në Malpensa të Milanos, ku një numër i madh tifozësh e prisnin tek dera.

Zikalterit ofruan 70 milionë euro plus bonuset, ku çmimi mund të shkojë deri në 83 milionë euro.

Loading...

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Lukaku do të nënshkruajë kontratë për pesë vite me një pagë prej 325 mijë euro në javë.

Ai më këtë pagë do të fitojë diku mbi 15 milionë euro në vit , duke u bërë lojtari më i paguar te Interi.
Lukaku edicionin e fundit shënoi 15 herë në 45 ndeshje.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente