Zanetti: Lautaro nuk largohet nga Interi

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, që e kishte sjell Lautaro Martinezin nga Racing Club, ka folur në një intervistë pikërisht për sulmuesin argjentinas i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Blaugranat janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të numrit 10 nga Interi prej 111 milionë eurosh që hyn në fuqi nga 1 deri në 15 korrik.

Zanetti nuk i trembet interesimit të Barcelonës pasi ka bindjen që Lautaro do qëndrojë te Interi.

“Ne jemi të kënaqur me Lautaron dhe Lautaro është i lumtur te Interi”.

“Në këtë sezon po bën gjëra fantastike sit e Interi ashtu edhe te kombëtarja argjentinase”.

“Ku e shikoj në të ardhmen? Sërish në futbollin italian. Ai është xhevahiri i fundit i gjeneratës së re të futbollistëve argjentinas. Është vetëm 22 vjeç, dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, ka thënë Javier Zanetti.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente