Vritet Jurgen Kurti, ja kush ishte i riu që humbi jetën nga një atentat

Jurgen Kurti është i riu që humbi jetën pas një atentati mbrëmjen e sotme në rrugën “Zef Jubani”, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

26-vjeçari është një emër i njohur për publikun, por edhe për policinë, pasi në vitin 2016 u arrestua për vrasjen e të atit, por u lirua pasi daja i tij mori përsipër autorësinë e ngjarjes.

Një vit më vonë u përfshi në një tjetër ngjarje të rëndë, vrasjen e 59-vjeçarit Agim Arapi në Durrës, bashkë me dy shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve ishte edhe vjehrri i Kurtit.

Gjithsesi, pavarësisht akuzave, 26-vjeçari ia doli me sukses t’i shpëtojë drejtësisë në të dy rastet, por jo plumbave të atentatorëve mbrëmjen e sotme.

Jurgen Kurti ishte një i ri që njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, ndërsa bënte një jetë vërtetë luksoze. Kjo dukej edhe nga fotot që shpërndante në rrjetet sociale.

Komente