Vrasja tek ish-blloku, sherri nisi pasi ngacmuan këngëtaren Elvana Gjata

Fabian Gaxha është 28-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së enjtes në një lokal në ish-Bllok, ku u plagosën Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hate, 28 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

“BalkanWeb” sjell foton e të riut që mbeti i vrarë gjatë konfliktit të armatosur ku “mollë sherri” duket se është bërë këngëtarja e njohur Elvana Gjata.

Gaxha ishte në kërkim për një plagosje të ndodhur në fund të gushtit në kryeqytet, ndërsa mbante në makinë një kartë identiteti të vëllait.

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

Situata në lokal mes palëve kanë e qenë qetë për disa minuta dhe nuk ka pasur komunikim mes tyre. Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të showbizit.

Burimet nga hetimet thonë se mes palëve ka patur konflikte edhe më herët dhe ngacmimi i këngëtares mund të jetë përdorur si pretekst.

Duke parandjerë se gjakrat do të nxeheshin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Disa minuta pasi u largua, këngëtarja u rikthye për t’i kërkuar të dashurit të largohet. Burimet thonë se ajo nuk hyri më në ambientet e brendshme të lokalit dhe pas largimit për herë të dytë, konflikti u ashpërsua.

Kur Fabiani u afrua nisi konfrontimi fizik. Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate, menjëherë ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe në këto çaste Meviol Bilo, një komando ushtrie, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten. Bilo njihet si eksperti i përdorimit të armëve të zjarrit dhe si një nga qitësit më të mirë në ushtri.

Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes, me të marrë sinjalizim.

Loading...

Komente