Vlorë, sherr me thika mes vëzhguesve

Një incident është verifikuar mes vëzhguesve në Vlorë, në qendrën e votimit në fshatin Ahmetaq.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore.

Një grup i posaçëm ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe ka shoqëruar dy persona.

Sherri ka ndodhur jashtë ambjenteve të qendrës së votimit, një shkollë 9-vjeçare.

Loading...

Komente