Vjen në Shqipëri linja ajrore me kosto të ulët

Ryanair është një nga linjat ajrore më të mëdha low-cost në Evropë, e cila tashmë do të vijë edhe në Shqipëri.

Si fillim, ajo do të mundësojë fluturime drejt Polonisë, konkretisht drejt Varshavës dhe Katovicës. Një kompani irlandeze e themeluar në vitin 1984, Ryanair DAC është e njohur për çmimet e ulëta me të cilat operon, të cilat mund të evidentohet me një kërkim të thjeshtë në Google.

Ajo ka disa nga rrjetet më të mira dhe destinacionet e fluturimeve të saj janë më shumë se 160 destinacione në Evropë dhe Marok. Ndërkohë, ende nuk dihet se sa do të kushtojnë biletat e kësaj linje për në Poloni. Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Loading...

Komente