Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nagasakit, përdorimi i internetit me shpejtësi të lartë ndikon në rritjen e numrit të çrregullimeve mendore dhe lodhjen e përdoruesve.
Ministri i Teknologjive të Larta në Japoni, Nobunari Kabato, deklaroi se: Ne duhet të mendojmë për shëndetin e japonezëve. Vendi ynë tashmë është i zhvilluar ekonomikisht, kështu që nuk kemi pse të nxitojmë. Ky vend ka nevojë për stabilitet. 5G vjen me një rrezik të madh. Kështu nuk mendojmë vetëm ne, këto informacione u konfirmuan dje edhe nga ambasadori amerikan në Japoni. Nëse Amerika, Kina ose vendet e BE-së janë të gatshme të rrezikojnë njerëzit e tyre për hir të përparimit në teknologji, atëherë një strategji e tillë është e papranueshme për mirëqenien e shtetin tonë.”
Hulumtuesit theksojnë se teknologjia 5G mund të ndikojë për zhvillimin e stresit, dobësimin e kujtesës si dhe rritjen e nervozizmit.
Por nuk mbaron me kaq! Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Japni, teknologjia 5G mund të zvogëlojë jetëgjatësinë mesatare, për shkak të rrezatimeve të dëmshme në trupin e njeriut.
Ndërkohë që disa ekspertë, theksojnë se rrjeti 5G gjeneron rrezatim radiofrekuencash që mund të dëmtojnë ADN-në dhe të shkaktojnë kancer, plakje të parakohshme, prishjen e metabolizmit të qelizave, si dhe sëmundje të tjera përmes gjenerimit në trup të proteinave të dëmshme.
Nëse azhornimi i fundit në telefoninë mobile, gjenerata 4G, mund të ofrojë një shpejtësi deri në 10 Mbps, teknologjia 5G mund të trasmetojë të dhëna në shpejtësinë midis 10 dhe 20 Gbps.
Rrënja e të gjitha shqetësimeve për rrjetet e telefonave celularë është rrezatimi i radiofrekuencës (RFR), e cila përkufizon çdo gjë që emetohet në spektrin elektromagnetik, nga rrezet x, në radiovalët në dritën e ekranit tuaj.
Të tjerë studiues kanë thënë se rrjeti 5G mund të ndikojë në rritjen e sterilitetit mashkullor dhe kancerit të lëkurës.
Megjithatë, 5G është një teknologji e re dhe e implementuar në shumë pak vende të botës, ndërsa priten studime më të thelluara mbi rreziqet dhe dëmet që mund të shkaktojë tek njerezit.