VAR edhe në Superioren e Shqipërisë

“Panorama Sport” ka mësuar se në një nga dhomat e stadiumit “Elbasan Arena” do të përshtatet për instalimin e mjeteve për eksperimentimin e teknologjisë VAR. Në këtë dhomë do të jenë të pranishëm arbitra të FIFA-s, që do të mbikëqyren nga shefat e sektorit të arbitrimit.

Kompania televizive që transmeton Superioren është e detyruar që të ketë kamera shtesë në këtë takim, të cilat do të jenë në ndihmë të arbitrave të dhomës së VAR-it. Ky do të jetë thjesht një testim për gjyqtarët që do të marrin pjesë në këtë eksperiment të parë, por jo se do të ndërhyjnë tek arbitri kryesor, që është në fushë.

Loading...

Duke analizuar momentet e ndeshjes, arbitrat do të instruktohen se kur ata duhet të ndërhyjnë dhe të njoftojnë kryesorin për ndihmën e VAR-it. Përmirësimi i infrastrukturës së stadiumeve shqiptare është një faktor pozitiv dhe përshpejtues në futjen e teknologjisë edhe në Kategorinë Superiore.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente