Vangjush Dako, 170 milionë lekë për mobilim zyrash dhe 41 milionë për pastrimin e ujrave të zeza

Kur ka mbetur vetëm një vit para se të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendit, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk lë “qindarkën” ti shpëtojë nga dora.

Kështu ka ndodhur dhe me rastin e mobilimit të zyrave të bashkisë, ku janë harxhuar plot 170 milionë lekë, pa iu dridhur dora. Pasi ka përfitime, janë gjëra luksi me lekët e shtetit.

Ndërkohë që i njejti Vangjush Dako është i “kursyer” kur vjen puna për një investim në shërbim të qytetit që drejton për tre mandate me radhë, Durrësit dhe që ka të bëjë me pastrimin nga ujrat e zeza.

Eshtë kohë sezoni turistik dhe plazhi, ndërkohë që qytetarët durrsakë dhe ata të shumtë që vijnë nga Tirana dhe Kosova në vend që të shijojnë detin dhe bukuritë e bregdetit shqiptar, janë të detyruar të shijojnë “aromën” e ujrave të zeza që nuk largohen.

Pasi Gjushi akordon për këtë qëllim vetëm 41 milionë lekë, katërfish më pak se sa paratë që ka akorduar për mobilimin e zyrave të bashkisë dhe luksin për vete dhe bashkëpunëtorët.

Kështu, pavarësisht se hedh lekë pak për pastrimin e ujrave të zeza, Vangjush Dako hap tenderin për këtë shërbim për largimin e ujrave të zeza dhe pret që ofertat të mbërrijnë deri më datën 18 qershor të këtij viti.

Kushedi sa zgjat përzgjedhja e ofertës më të mirë të këtij 41 milion lekëshi për të larguar ujrat e zeza, ndërkohë që menjëherë sapo të shpallet fituesi afati i ekzekutimit të kësaj kontrate është dy muaj maksimumi.

Pra me gjithë vonesat në përzgjedhjen e kompanisë fituese për largimin e ujrave të zeza dhe afatit ligjor për përmbushjen e kontratës, i bie që nëse respektohen strikt të gjitha afatet kohore, largimi i ujrave të zeza të përfundojë andej nga mesi i shtatorit apo fillimi i tetorit.

Pra Vangjush Dako bën një tender për të larguar ujërat e zeza nga Durrësi turistik pikërisht kur ka përfunduar sezoni.

Vangjushi jo vetëm që tallet me fondin e pakët por dhe me afatin e investimit për largimin e ujrave të zeza, duke e aplikuar atë pasi ka përfunduar sezoni tursik. Mjerë Durrësi në dorë të kujt ka rënë. /Pamfleti

Loading...

Komente