Unaza e madhe në kaos, asnjë kompani nuk i plotëson kriteret

Sonila Qato Kryetarja e ARRSH, në nja dalje për mediat njoftoi se janë skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për projektin e Unazës së Re për mos përputhje të kritereve.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore.

Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”- tha Qato.

Loading...

Komente