Turqi-Shqipëri, bileta kushton vetëm 700 lek për tifozët shqiptarë

94

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë të shiten në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF-së.

Loading...

Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 në “Vodafone Arena” të Besiktashit në Stamboll, ora 20:45. Bileta kushton 700 lekë dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta.

Për blerjen e çdo bilete duhet të jepen të dhënat e mbajtësit të biletës si : emër/mbiemër/nr pasaporte. Sektori i tifozëve shqiptarë është ai me ngjyrë lejla (vjollcë). /supersport

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente