Tronditet ekipi i Skëndërbeut

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar menjëherë pas lajmit se klubi korçar nuk ka apeluar çështjen e dënimit në CAS të Lozanës.

“Është qesharake të dëgjosh se pas atij dënimi me vdekje që na dha UEFA, ne nuk kemi apeluar në CAS”, tha fillimisht Takaj.

“Nuk është aspak e vërtetë ajo çfarë thuhet. Ne e kemi apeluar çështjen duke respektuar afatet ligjore. Madje mund t’ju them se korrespodencën e fundit me CAS e kemi pasur jo më larg se një javë më parë. Tashmë po presim ditën e gjyqit, që është në dorë të CAS, teksa ky organ nuk pyet askënd se kur do të bëj procesin. Thjesht jemi në pritje”, deklaroi Takaj.

Loading...

Komente