Tragjike, ndahet nga jeta futbollisti Shqiptar

Një lajm tragjik ka tronditur botën e futbollit ditën e sotme, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi ka humbur jetën në mënyrë të befasishme, në moshën 32-vjeçare.

Me origjinë nga Kosova, Harbuzi kishte lindur në Lund të Suedisë dhe prej vitesh luante si profesionist, duke veshur fanellën e skuadrave të ndryshme si Feyenoord, Malmo, Genclerbirligi, Manisaspor, Prespa Birlik dhe së fundi në kampionatin malazez me Melaka United.

Harbuzi u gjet i pajetë, ndërsa paraprakisht thuhet se ka pësuar një infarkt në zemër, ndonëse shokët që e kishin takuar së fundi, thatë se nuk kishin vënë re shenja sëmundjeje te 32-vjeçari.

Labinot Harbuzi luante si mesfushor fantazist dhe është aktivizuar me shpresat e Suedisë, ndërsa më pas ka shprehur disa herë dëshirën për të veshur fanellën kuqezi, por nuk është ftuar asnjëherë. /supersport/

Loading...

Komente